Sipas studimeve të fundit, zakoni mesdhetar për të pirë një gotë verë gjatë darkës mund të jetë çelësi për një jetë të lumtur dhe të shëndetshme.
Studiuesit kanë theksuar se personat që konsumojnë gjysmë shishe verë, osë dy gota të vogla gjatë darkës, janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe kanë mendim më pozitiv për jetën, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Ekipi i shkenctarëve nga Universiteti i Helsinkit dhe Tampere në Finlandë ka kryer studim me 2,600 njerëz të moshës 18 dhe 69. Gjatë studimit është zbuluar se 12% e njerëzve që kanë konsumuar rregullisht verë gjatë darkës kanë rezultuar me një jetë më të shëndoshë sociale, profesionale dhe educative.
Ndërsa ata që e konsumojnë verën pa ushqim nuk i gezojnë të njejtat shpërblime në shëndet dhe në mirëqenie.
“Është konfirmuar se ata që pijnë verë gjatë ngrënies nuk duhet të konsiderohen grup i rrezikshëm në nivel të popullësisë”, thuhet në studimin e botuar në revistën ‘Alcohol and Alcoholism’./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...