A mendoni se dukeni më të moshuar nga sa ndiheni?
Nëse përmirësoni pamjen mund të lini pas edhe ndjesinë e pakëndshme. Ja cilat janë sekretet që do t’ju rinojnë dhe që do t’ju veçojnë nga bashkëmoshatarët tuaj.
Buzëqeshni me gjithë fuqinë
Personat e rinj, ata të moshës së mesme dhe më të moshuarit panë mijëra foto dhe zbuluan përfundimin për moshën e modeleve me shprehje të caktuara fytyre. Ndërsa pamja neutrale e fytyrës bënte që shumica e njerëzve ta kishin idenë më të saktë të moshës së personit tjetër, mimika e trembur i bëri subjektet e studimit të ngjanin më të mëdhenj në moshë. Përfundimi? Fytyrat e lumtura u vlerësuan si më të reja në moshë nga sa ishin në të vërtetë!
Hani rrush
Sorbitoli që i jep rrushit, luleshtrydheve, manaferrave, kumbullave dhe dardhave ëmbëlsinë e tyre është një substancë që tërheq ujë kur aplikohet në lëkurë, duke e ndihmuar kështu në thithjen dhe në ruajtjen e lagështisë. Mos lejoni që një detaj kaq i vogël t’ju pengojë të dukeni bukur në çfarëdo moshe që të jeni!
Kujdesuni për flokët
Ndërsa flokët bëhen më të hollë, provoni t’u jepni atyre volum duke përdorur produkte të veçanta për këtë arsye. Po ashtu, ndryshojeni ngjyrën e flokut në një ngjyrë më të hapur. Kjo do ta bëjë më të vështirë të duket. Po ashtu përdorni locione të ndryshme për të luftuar thatësirën e flokut.
“Kufizoni” fytyrën
Duke pasur vetulla të kuruara dhe të rritura mirë dhe me një formë të plotë, mund t’i jepni fytyrën një kornizë ose kontur që e çon vëmendjen te sytë. E ku ka më mirë sesa sytë për të pasqyruar rininë e vërtetë të shpirtit tuaj?
Pastroni dhe jepini fytyrës një lagështi
Pastrimi dhe lagështia ndihmon në mbrojtjen e lëkurës dhe në mbajtjen e saj të shëndetshme. Por hiqni dorë nga sapuni i zakonshëm që mund të ketë pasojë tharjeje për lëkurën. Në vend të kësaj përdorni një pastrues që e lan atë me delikatesë pa i marrë lëkurës lagështinë. Shmangni tonerët e lëkurës veçanërisht ato me bazë alkooli. Përdorni një produkt të mirë për lagështi gjatë ditës dhe natës.
Kujdes me veshjen
Nëse keni një qafë me rrudha shmangni veshjet që ju rrinë gushtë ose qafën e hapur gjë që jua mbledh edhe më shumë lëkurën. Një bluzë me jakë të rrumbullakët është mundësia më e mirë në këtë rast. Vishni bluza me ngjyrë të errët nëse keni një bark të madh.
Përdorni krem për duart
Një krem i mirë duarsh mund t’ju bëjë të ndiheni shumë më të rinj. Përdoreni kremin e duarve shpesh dhe kërkoni për një që të ketë të përfshirë edhe ekspozimin ndaj diellit.
Duart mund të marrin një shkëlqim të bukur nëse praktikoni një përzierje kripe me lëng limoni rregullisht. Kujdesuni që duart tuaja të duken ashtu si pjesët e tjera të turpit.
Hani më shumë jeshillëqe
Vitamina K te jeshillëqet dhe sallatat e tjera ju ndihmojnë shumë me presionin e gjakut dhe pakësimin e njollave të kuqe kur ai mblidhet në një vend. Po ashtu edhe domatet i japin lëkurës një mbrojtje shumë të fortë ndaj rrezeve ultravjollcë.
Konsumoni peshk me yndyrë
Salmoni dhe peshqit e tjerë me yndyrë kanë përbërës që nxisin tonifikimin e muskujve dhe janë nga përbërësit kryesorë në kremrat e shtrenjtë të lëkurës. Konsumi i peshkut me yndyrë dy herë në javë jep të njëjtin efekt. Mos e humbisni!
Bëni stërvitje trupore
Të paktën katër herë në javë stërvitje trupore do t’ju mbajë në formë të shkëlqyer. Kështu do të kompensoni rënien e muskujve dhe do të arrini të flini më mirë. Një gjumë i rehatshëm do t’ju bëjë të dukeni sërish të rinj. Mos hezitoni të shtoni rezistencën e muskujve dhe fleksibilitetin e tyre duke u stërvitur!
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...