Detergjentët janë thelbësorë për larjen e rrobave dhe është shumë e rëndësishme të zgjidhni të duhurit në mënyrë që ata të mbajnë aromë të mirë dhe të jenë të buta. Agrumet dhe livandoja janë përdorur gjithmonë si pjesë përbërëse e detergjentëve jo vetëm për aromën shumë të këndshme, por edhe për efektet e tyre pastruese.
Vaji i livandos është pikërisht ai që ju duhet nëse dëshironi rroba të buta dhe që mbajnë aromë që zgjat edhe për disa ditë radhazi. Mund të miksoni 12 deri në 15 pika vaj esencial livandoje me detergjent të lëngshëm dhe ta shtoni në makinën larëse. Një mënyrë tjetër është të shtoni disa pika vaj në një copë dhe ta vendosni atë në lavatriçe.
Më poshtë ju sugjerojmë edhe përgatitjen e një detergjenti natyral që mund ta përgatisni vetë në shtëpi:
Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj livando
1 lugë gjelle vaj limoni
1 lugë gjelle vaj qitro
8 gota sodë buke
4 gota sapun i lëngshëm
Përgatitja:
Shtoni vajrat esencialë së bashku me sodën e bukës në një enë. Hidhni gjithashtu sapunin e lëngshëm dhe përziejini mirë në mënyrë që të kombinohen plotësisht me njëri-tjetrin, shkruan shije.al. Për çdo larje përdorni 1/8 e gotës nga ky detergjent natyral.
Shënim: Mos aplikoni vaj direkt në rroba, sepse mund t’i dëmtojë ato.
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë