Google ADS

Ja çfarë duhet të hani që të mbani mushkonjat larg

00:23 | 7 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Ndryshimi i dietës që përfshin konsumimin e më shumë frutave dhe perimeve, më pak mish dhe ëmbëlsira, janë një ndër gjërat që duhet të bëni për të mbajtur mushkonjat larg.

Një mënyrë tjetër që të mos keni ‘luftë’ me to është konsumimi i hudhrave, transmeton portali arbresh.info

Sipas studimeve të fundit të kryera në Vienë, me autore Hademar Bankhofer, mushkonjat ngacmon njerëzit me temperament dhe njerëzit që hanë shumë mish dhe ëmbëlsira.

Hudhra gjithashtu konsiderohet si ushqimi që mban larg ato, sepse për shkak të aromës që ka hudhra, ato zhduken.

Mushkonjat nuk pëlqejnë aromën e vitaminës B, prandaj dieta juaj duhet të përfshijë miell integral, produkte të qumshtit, këpurdha dhe arra. Studiuesja Bankhofer, gjithashtu sugjeron që të lyeni trupin me livando ose me uthull molle./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme