Ja çfarë bën një femër moderne në takimin e parë

20:10 | 26 Mars 2017
Trina Galanxhi

Meshkujt që duan të paguajnë një darkë të shtrejtë në takimin e parë, kohëve të fundit nuk po pëlqehen edhe aq shumë nga femrat moderne.

Sipas një studimi të ri, femrat moderne kërkojnë që fatura e pagesës të ndahet në dy pjesë, transmeton portali arbresh.info.

Edhe takimet në stilin alla Romeo, apo temat mbi motin dhe ideja për të parë një film horror, duhen të largohen nga ‘mënyja’ e takimit të parë, nëse kërkohet që lidhja të përparojë.

Studimi i kryer me 2500 persona ka zbuluar se gratë në takimin e parë pëlqejnë sensin e humorit dhe mirësinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme