Bota është aq shumë e përqendruar në atë se sa shpesh, kur, dhe me kë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, por jo aq shpesh interesohet të dijë se si ndihemi pas seksit.
Post-coital dysphoria, ose tristesse post-coital është termi i cili përdoret për të përshkruar ndjenjën e mallëngjimit, mërzisë, shqetësimit apo nervozes pas seksit, transmeton arbresh.info.
Ndjenjë që kaplon sikurse femrat ashtu edhe meshkujt pas seksit, por është e çuditshme ngase kjo ndodhë pas marrëdhënieve të cilat kryhen me dëshirë nga të dyja palët.
“Ndjehesha sikur diçka ishte shkëputur nga unë secilën herë që kisha marrëdhënie, edhe pse unë kënaqesha gjatë aktit”, kishte thënë një paciente e këshillueses së marrëdhënieve seksuale, gjatë seancave dëgjimore.
Këshilltarja, Denise Konwles, pastaj shpjegon se një ndjenjë e tillë nuk është e rrallë madje një e treta e personave që kryejnë marrëdhënie mund të vuajnë nga një gjendje e tillë depresioni post-seksual.
Ajo tregon se kjo vjen si pasojë e shpërthimit të hormoneve në trup gjatë seksit. Gjatë orgazmës trupi liron shumë hormone që “të bëjnë të ndihesh mirë”. Këto hormone fillojnë të bien në mënyrë drastike kur arrihet kulminacioni i orgazmës, dhe të ndanë me afërsinë që keni krijuar me partnerin duke sjellë me vete një ndjenjë mërzie.
Një gjë e tillë mund të ndodhë ndonjëherë, por kur fillon të shpeshtohet, këshilluesja sugjeron të kërkoni ndihmë nga këshilluesi i lidhjeve apo edhe nga psikologu. Sepse një gjë e tillë që përjetohet gjithmonë sa herë kryeni marrëdhënie mund të jetë një paralajmërues se lidhjes tuaj të dashurisë i ka ardhur fundi, dhe vetëm seksi është ai që ju mbanë së bashku./Arbresh.info
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë