Ekziston një arsye pse jeni vazhdimisht të varur nga lyerja me balsam buzësh gjatë tërë kohës. Ne kërkuam nga dermatologu për të na dhënë disa përgjigje të dobishme.
Për fat të keq, si pasojë e sezonit dimëror, buzët bëhen të plasaritura dhe aspak atraktive dhe zgjidhja e vetme për ju është të aplikoni balsam për zbutjen e tyre. Por, para se të aplikoni shtresë mbi shtresë të balsamit, ju ndoshta mund ta përkeqësoni edhe më shumë gjendjen si pasojë e formulave të ndryshme që janë bërë duke ndikuar në dëmtim të buzëve edhe më shumë.
Pra, pse gjithnjë keni ndjesinë se sa më shumë aplikoni balsam, aq më tepër keni nevojë për të? Ka dy çështje potenciale që duhet të mirren parasysh kur përdoren balsamet, thekson Zeichner. Së pari, ka përbërës irritues që mund të shkaktojë inflamacion dhe humbje të hidratimit. Kjo, nga ana tjetër shkakton që buzët të kenë nevojën për më shumë lagështi në mënyrë që të vazhdoni aplikimin e produktit rregullisht. Zeichner rekomandon që të kontrolloni listën përbërëse dhe të qëndroni larg produkteve që përmbajnë aromë, mentol ose acid salicilik, gjë që irritojnë shumë lëkurën e brishtë përreth buzëve.
Lexoni edhe këtë: 5 minuta joga në mëngjes ju ndihmon të kaloni një ditë të mrekullueshme
Problemi i dytë mund të ndodhë nëse përdorni vazhdimisht produkte okluzive (ato që krijojnë barrierë në lëkurë). Një shembull i një përbërësi okluziv mund të jetë vazelina. Kjo formulë krijon një pengesë artificiale për të ndaluar lagështinë dhe kështu lëkura nuk ruan nivelin e duhur hidratues, thekson Zeichner. Kur buzët mësohen rregullisht me këtë produkt, ato bëhen tepër të thata kur nuk i lyeni ato. Një reagim i natyrshëm do të ishte të lini buzët të mësohen me thatësi nëse dëshironi që të shërohen. Lërini për një kohë sa të rigjenerohet lëkura e më pas mund t’i trajtoni sërish, jepni një pushim të vogël sepse edhe buzët kanë nevojë për rigjenerim.
Pra, çfarë mund të jetë një balsam i duhur për ju? Zeichner rekomandon të zgjedhni një lloj që është i përbërë me lanolin, i cili është gjysëm-okluziv, që nënkupton se lejon akoma lëkurën tuaj të marrë frymë lirshëm. Pra, vetëm sepse keni nevojë për t’i trajtuar ato, nuk do të thotë që duhet ta teproni me përbërës të ndryshëm. Fokusohuni në një lloj që mund të ju sjell më shumë dobi se sa dëm.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...