Sot, në një botë ku çdo moment jemi në bashkëveprim me të tjerët, sfida më e madhe mund të jetë mbajtja e një lidhje dashurie.
Sipas ekspertëve të kësaj çështje ekzistojnë 3 gjëra në bazë të së cilave ju duhet të kuptoni se është koha të ndaheni nga partneri juaj, transmeton lajmi.net
1. Ju nuk jeni më prioritet:
Duke qenë prioriteti i dikujt, nuk do të thotë domosdoshmërisht që gjithë kohën dhe gjërat t’i bëni së bashku, por kuptimi i prioritetit qëndron në bazën e asaj se personi me të cilin jeni lidhur, duhet të japë shenja se është i interesuar dhe përkujdeset per juve.
2. Kanë ndryshuar rrjedhat e jetës:
Lidhja mund të ndryshoj. Në fillim të saj mund të jeni dy persona shumë të përkushtuar dhe të dashur me njëri-tjetrin, por me kohën, listat e prioriteteve dhe jeta mund të ju ndryshojë. Në këtë moment, bie partneriteti dhe gjërat fillojnë të ndahen – funksionimi si çift është tejet i vështirë dhe nuk ka më ndonjë ndjesi. Kjo është shenja e dytë se lidhjes duhet t’i jepni fund.
3. Kur bie besimi:
Rëndom, një lidhje e sinqertë dashurie ndërtohet mbi bazën e besimit të ndërsjellë dhe në momentin kur ky besim bie, atëherë është koha që të ndaheni nga partneri juaj.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare