Google ADS

Ivana Trump thotë se ajo ‘është Zonja e Parë në SHBA’

20:02 | 9 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ish gruaja e parë e Presidentit Donald Trump, Ivana Trump, ka deklaruar se ajo është Zonja e Parë e SHBA-ve, pavarësisht që këtë rol e luan Melania Trump.

Në një intervistë për ABC News, 68 vjeçarja, ka theksuar se ka një “numër të drejtpërdrejtë” në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info

ivana-trump-family3-ht-mem-171009_16x9_608

Së shpejti ajo pritet të botojë një libër me kujtimet e saj, në të cilin do të flet kryesisht për tre fëmijët e saj me Presidentin aktual të SHBA-ve.

Libri pritet të dalë në shitje të martën dhe dokumenton udhëtimin e Trump nga rritja nën sundimin komunist në ish Çekosllovaki, e deri te martesa me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

ivana-trump-family2-ht-mem-171009_16x9_608

Në kujtimet e saj ajo gjithashtu flet edhe për tre fëmijët e saj, Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump.

Kur Donald dhe Ivana Trump u divorcuan në vitin 1992, ajo i tha atij se vetëm “një kuzhiner mund të jetë në kuzhinë”, kështuqë sipas saj ajo do të përkujdesej për rritjen e fëmijëve.

ivana-trump-bookcover-ht-mem-171009_v2x1_16x9_608

Sipas saj, Donald Trump mund të garonte si President shumë më heret, por për shkak të skandaleve, që lidheshin me lidhjet e tij jashtëmartesore, një gjë e tillë ishte e vështirë të ndodhte atë kohë.

Ivana Trump u martua me Trump nga viti 1977 deri në 1992, ndërsa përfundoi pas zbulimeve se ai ishte në një  lidhje me Marla Maples, e cila më vonë u bë gruaja e tij e dytë.

ivana-trump-family5-ht-mem-171009_16x9_608

Ajo thotë se e ka falur ish-burrin e saj, por shton se nuk do të falë kurrë Maples.

“Nuk mund ta fal atë”, tha Ivana. “Ajo shkatërroi familjen time”.

ivana-trump-family4-ht-mem-171009_16x9_608

Megjithatë, ajo shton se shkon shumë mirë me Zonjën e Parë të SHBA-ve, Melanie Trump, por kur është pun ate pozita, nuk e pranon që emigrantja nga Sllovenia është Zonja e Parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme