Ish gruaja e parë e Presidentit Donald Trump, Ivana Trump, ka deklaruar se ajo është Zonja e Parë e SHBA-ve, pavarësisht që këtë rol e luan Melania Trump.
Në një intervistë për ABC News, 68 vjeçarja, ka theksuar se ka një “numër të drejtpërdrejtë” në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info
Së shpejti ajo pritet të botojë një libër me kujtimet e saj, në të cilin do të flet kryesisht për tre fëmijët e saj me Presidentin aktual të SHBA-ve.
Libri pritet të dalë në shitje të martën dhe dokumenton udhëtimin e Trump nga rritja nën sundimin komunist në ish Çekosllovaki, e deri te martesa me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.
Në kujtimet e saj ajo gjithashtu flet edhe për tre fëmijët e saj, Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump.
Kur Donald dhe Ivana Trump u divorcuan në vitin 1992, ajo i tha atij se vetëm “një kuzhiner mund të jetë në kuzhinë”, kështuqë sipas saj ajo do të përkujdesej për rritjen e fëmijëve.
Sipas saj, Donald Trump mund të garonte si President shumë më heret, por për shkak të skandaleve, që lidheshin me lidhjet e tij jashtëmartesore, një gjë e tillë ishte e vështirë të ndodhte atë kohë.
Ivana Trump u martua me Trump nga viti 1977 deri në 1992, ndërsa përfundoi pas zbulimeve se ai ishte në një lidhje me Marla Maples, e cila më vonë u bë gruaja e tij e dytë.
Ajo thotë se e ka falur ish-burrin e saj, por shton se nuk do të falë kurrë Maples.
“Nuk mund ta fal atë”, tha Ivana. “Ajo shkatërroi familjen time”.
Megjithatë, ajo shton se shkon shumë mirë me Zonjën e Parë të SHBA-ve, Melanie Trump, por kur është pun ate pozita, nuk e pranon që emigrantja nga Sllovenia është Zonja e Parë./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%