Një festë në familje “mes vajzash”. Fifi, e lindur më 1911, fiku 106 qirinj në tortën e saj, dhe me të ishte dhe e motra Dede, e cila më 23 tetor mbushi plot 112 vjeçe. Bëhet fjalë për motrat Filippa dhe Diega Cammalleri, nga Agrigento e Italisë.
Në festën e organizuar në shtëpinë e tyre, shkrimin e Corriere della Sera, kishte mjaftë “të rinj”, përfshirë edhe kunatën 94-vjeçare dhe nipërit mbi 60-vjeçar.
Dede ka qenë mësuese, dhe një vit më parë mori dhe një dekoratë nga ministri i atëhershëm. Ajo tha për herë të parë se nuk i kishte ndëshkuar kurrë nxënësit e saj dhe kur ka qenë e nevojshme, është munduar t’i korrigjojë./syri/
Babë e bir goditen me sende të forta dhe me mjet prerës nga ...
Osmani – viktimave të dhunës në familje: S’jeni vetëm ...
“Lojtari më i përkushtuar i vitit”, Gresa s’ia pranon çmimin...
Zgjedhjet në Shqipëri– Celibashi: Më 11 janar nis regjistrim...
FBI po e heton sulmin në Nju Orllins si “terrorist”, i dyshu...
Jessica Alba shpërndan këngën ‘Obsesion’ nga Tayna, teksa fr...