Një pensionist italian është bërë i njohur në mediat botërore, për shkak të një gjesti prekës dhe tashmë ai është kthyer në një ikonë romantike.
Giuseppe Giordano, 70 vjeç, humbi gruan e tij 7 vjet më pare dhe që nga ajo kohë ai ka marrë me vete fotografinë e gruas së tij në vizitat e përditshme gjatë bregdetit në qytetin e tyre të Gaetit, transmeton portali arbresh.info
Pensionisti ka thënë se e merr fotografinë e gruas së tij, sepse “nuk dëshiron që të ndihet i vetmuar”.
Giordano u bë i njohur gjatë muajit të kaluar, pasi pasi pronari i restorantit lokal, Giorgio Moffa, 54, postoi një foto të tij në plazh në mediat sociale.
“Unë e marr fotografinë e Idas sepse në këtë mënyrë e ndjej atë në jetën time dhe nuk ndihem i vetmuar”, ka thënë ai.
“Më pëlqen të shkoj në det çdo ditë, sepse ai sjell të gjitha kujtimet e mia. Jam shumë i habitur nga dashuria dhe admirimi i njerëzve në internet pasi dëgjuan historinë time”, tha ai.
Ndër të tjera ai shton se gjeneratat e reja nuk e përjetojnë dashurinë sikurse e ka përjetuar dikur gjenerata e tij.
Giordano e takoi Idan kur ishte vetëm 15 vjeç nëpërmjet një miku të përbashkët. Ata ranë në dashuri dhe shkaktuan skandal në vendlindjen e tyre, pasi fëmija i tyre i parë, Mario, lindi para se ata të ishin martuar.
Megjithatë, dasma u zhvillua një vit më vonë, në vitin 1969, dhe çifti vazhdoi të ketë dy fëmijë të tjerë, ndërsa jetonte në Milano dhe pastaj në Romë, ku z. Giordano punonte si inxhinier i radios.
Në vitin 2010, Ida u diagnostifikua me kancet dhe humbi jetën një vit më vonë.
Njerëzit në media sociale e kanë uruar pensionistin për fuqinë e dashurisë që tregon për gruan e tij./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?