Profeti biblik Metuselah besohet se ka jetuar rreth 900 vjet. Përtej mitit, kush nuk do të dëshironte të kishte një jetë të gjatë?
Sipas të dhënave nga Instat në Itali jetojën mbi 14 mijë njerëz mbi njëqind vjeç, nga të cilat 85% gra, transmeton portal arbresh.info
Shumica e njerëzve me jetë të gjatë jetojnë në zonat bregdetare të Italisë dhe kur janë pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë, thjesht janë përgjigjur: Një gotë verë dhe ushqim i shëndetshëm.
Sigurisht, krenaria e italianëve janë kafeja, vaji i ullirit dhe vera e kuqe.
Një nga sekretet për jetëgjatësi është pirja e një gote vere në njërin vakt. Merita e polifenolit dhe resveratrolit, substancave të pranishme në rrush dhe verë të kuqe, të cilat forcojnë sistemin imunitar, vonojnë plakjen e qelizave dhe parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare.
Sekreti tjetër është vaji ekstra i virgjër i ullirit, i cili nuk mungon në tryzën italiane. Përdorimi i tij i përditshëm zvogëlon mundësinë e sulmit në zemër dhe sëmundjes së eshtrave për rreth 50%. Mjekët rekomandojnë përdorimin e tij në fund të gatimit, në moderim, në mënyrë që të mos fitoni peshë, por të parandaloni shumë sëmundje. Vaji i ullirit mbron mëlçinë, pastron veshkat, heq aterosklerozën, lufton radikalet e lira. Dhe është e mirë, i shëndetshëm dhe aromatik.
Italianët nuk heqin dorë as nga kafja, e cila konsiderohet si pjesë e rutinës së tyre. Sipas studimeve italiane, kafja parandalon sëmundjen e Parkinsonit dhe Alzheimerit. Sipas hulumtimeve nga Universiteti prestigjioz amerikan i Harvardit, kafja lufton kancerin e prostatës, duke zvogëluar shanset e kontraktimit të tij me 60%, krahasuar me ata që nuk e përdorin atë. Kjo falë kafeinës, por edhe të gjitha substancave anti-inflamatore dhe antioksiduese që veprojnë pozitivisht në insulinë, duke zvogëluar veprimin oksidues.
Sekreti i fundit është konsumimi i arrive. Ngrënia e 7 arrave në ditë për studiuesit nga Universiteti Pensilvani mbron zemrën dhe arteriet dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe kjo vjen si meritë e vitaminës E që është e pranishme në këtë frut. Arrat përmbajnë dy herë më shumë antioksidantë se pjesa tjetër e frutave të thata, përmbajnë Omega3 dhe janë burim i proteinave bimore./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...