Ishulli i dashurisë, 3 parashutistë fluturojnë mbi të

14:54 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ditën dedikuar dashurisë, 3 parashutistë e kanë shënuar me një fluturim mbi ishullin në formë zemre të Galesnjak të Kroacisë.

Amy Chmelecki, Marco Furst dhe Marco Waltenspiel udhëtuan në zemër të Kroacisë në mënyrë që të hidheshin në fluturim, mbi atë që njihet si ishulli i dashurisë, e që do të përbënte kartolinën perfekte të 14 shkurtit për formën e tij të veçantë.

Për shkak të motit të ndryshueshëm, ata kishin vetëm pak kohë në dispozicion për të arritur qëllimin e tyre, kur era largoi retë duke ofruar një panoramë të qartë të ishullit.

Pronari i ishullit “bombardohet” çdo vit nga kërkesat e njerëzve që duan të martohen në këtë vend idilik, i mbushur me pemë ulliri në kanalin Pasman të detit Adriatik./tch

1487075404_foto1 1487075413_foto2 1487075417_foto3 1487075421_foto4 1487075425_foto5 1487075428_foto6 1487075434_foto7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme