Nuk është ndoshta aq befasuese të lexoni se njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë, veprojnë dhe zgjidhin probleme më ndryshe nga personat me inteligjencë mesatare.
Megjithatë, vendimet e tyre duket se kryesisht i fillojnë duke i injoruar problemet e shumta ditore të cilat i rëndojnë shumë njerëz, siç është organizimi i gjërave, përpjekja për t’u sjellë mirë gjatë tërë kohës, etj., transmeton Telegrafi.
Studimet tregojnë se inteligjentët nuk janë aspak të organizuar.
Sipas shkencëtarëve, një ambient lëmsh u shërben më mirë për rritje të kreativitetit inteligjentëve sesa një tavolinë e organizuar mirë.
Veç kësaj, studimet tregojnë se inteligjentët shajnë gjatë tërë kohës. Sipas tyre, sharja dhe ofendimet janë të varura nga një fjalor i zgjeruar dhe rrjedhshmëri e madhe – diçka të cilën inteligjentët e posedojnë pa dyshim.
Sa i përket gjumit, inteligjentët nuk mund të flenë herët – duket se ashtu janë të dizajnuar. Studimet tregojnë se inteligjentët rriten asisoj që parapëlqejnë të flenë më pak, ku ata me inteligjencë nën 75 shkojnë në shtrat rreth orës 23:41, ndërsa fëmijët me inteligjencë më të lartë se 125 flenë pas orës 00:00.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...