Inteligjenca emocionale është shkathtësia e njohjes dhe e menaxhimit të ndjenjave tona, të ndjenjave të njerëzve të tjerë dhe marrëdhënieve me ta.
Shpesh flasim për empatinë ose për aftësinë e mishërimit në ndjenja të njerëzve të tjerë,
Thënë thjeshtë, empatia është aftësia për tu futur në “lëkurën e të tjerëve”.
Shprehjet inteligjencë dhe përcaktim emocional i kanë krijuar Salovey dhe Mayer, ndërsa nocioni është përhapur pas botimit të librit të Goleman-it, “inteligjenca emocionale”.
Është filluar të flitet gjithnjë e më shumë për rëndësinë e sjelljes me ndjenja në vendin e punës, gjë që ka domethënie vendimtare për shfrytëzim e potencialit njerëzor.
Disa karakteristika gjatë punësimit të punëtorëve, që janë të rëndësishme për suksesin e ndërmarrjes, nuk mund ti blejmë me para.
Këtu bëjnë pjesë ndjenjat pozitive, besimi, entuziazmi për punën dhe besnikëria ndaj ndërmarrjes.
Dashuria dhe besnikëria ndaj ndërmarrjes mund të përftohen vetëm me sjelljen e përshtatshme ndaj të punësuarve.
Pra, me udhëheqjen e ndërmarrjes me zemër e jo me dhunë.
Diçka e ngjashme vlenë edhe për marrëdhëniet me partner, për familjen dhe për grupe tjera.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...