Instagram-i do t’i heqë të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë kozmetike, për shkak të shqetësimeve se ato dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve.
Kërkimet kanë treguar se filtrat, që ndryshojnë fytyrën, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken, thotë BBC.
Instagrami, i cili zotërohet nga Facebook-u, tha se ky bllokim synon të promovojë mirëqenien. “Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”, tha një zëdhënës i platformës online për shpërndarjen e fotografive. Instagram-i sqaroi se nuk e di saktësisht se sa kohë do të marrë heqja e të gjithë filtrave.
Muajin e kaluar, kjo platformë vendosi t’i fshijë postimet e dietave dhe të kirurgjisë kozmetike, pas këshillimeve me ekspertë të mediave sociale. Në muajin shkurt, ndërkaq, platforma largoi dhe imazhet grafike të vetëdëmtimit, nga shqetësimet se ato ndikojnë keq tek të rinjtë.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...