Një infermiere adoptoi një djalë të vogël me sëmundje të pashërueshme, pacient në spitalin ku punonte ajo pasi askush nuk e donte.
Një sërë familjesh refuzuan të kujdeseshin për Josh Budall, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë muskulare. Kur pa gjendjen, infermierja Sarah Ruane, nënë e 9 fëmijëve, nisi menjëherë procedurat e adoptimit kur djali ishte vetëm një muajsh.
Shtatë vite më vonë, ajo po përpiqet të mbledhë fonde mjaftueshëm sa për të gjetur një kurë për sëmundjen e të birit e njohur si distrofi miotonike e lindur.
Josh u rrit si çdo fëmijë tjetër dhe deri në moshën dy vjeçare mund të ecte dhe të fliste. Ndërsa tani nuk mund të lëvizë pa ndihmën e një karrigeje me rrota dhe nuk mund të flasë më.
“Kur u lind, i dhanë një vit jetë, maksimumi. Thjesht ktheva sytë nga ai dhe edhe pse të gjithë mendonin se ishte lindur i verbër, ai më pa në dritë të dyit. Në atë moment ndjeva dashuri si kurrë më parë,” thotë Sarah, 54 vjeçe.
Edhe pse e dija që mund të mos jetonte më shumë se një vit, sepse nuk ka kurë për distrofinë miotonike të lindur, edhe pse e dija sa shumë dhimbje do të më shkaktonte, sërish e mora. Hyra në pavionin ku ishte shtruar dhe thase ‘do ta marr me vete.’”
Sarah e dinte se nëna biologjike e Josh vuante nga e njëjta sëmundje dhe tani është e përkushtuar të ndihmojë gjithë të prekurit.
“Si infermiere, është shumë e dhimbshme për mua që nuk ndihmoj dot djalin tim si qindra fëmijë të tjerë që kam ndihmuar në karrierën time. Është e nevojshme që të kërkojmë më thellë për këtë sëmundje të tmerrshme dhe të gjejmë një kurë,” shton Sarah.
Sarah ka gjashtë fëmijë biologjikë dhe tre të adoptuar.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua