Lalita Ben Bansi, viktimë e sulmeve me acid në Indi, iu gëzua një martese të re.
“Kush do ta kishte menduar se pas sulmit me acid dhe pas 17 operacioneve, do të gjeja dashurinë”, ka thënë ajo, transmeton portali arbresh.info
Ajo e gjeti burrin e saj të ardhshëm, Ravi Shankar, falë një numri të gabuar.
26-vjeçarja, e cila u sulmua me acid në vitin 2012, tha po se po ndjehet e mrekulluar.
Në dasëm morrën pjesë edhe një numër i madh yjesh të Bollyëood, përfshirë aktorin Vivek Oberoi, i cili u takua me zonjën Ben Bansi në një ngjarje për të mbijetuarve të sulmit me acid.
Ylli i filmave indian e ka quajur nusën ‘heroinë’ dhe gjithashtu ka vlerësuar lartë gjestin e dhëndërit për ta pranuar nusen në gjendjen që ndodhet ajo.
Në Indi, vlerësohet se gjatë një viti kryen rreth 1000 sulme acid. Besohet se numri është shumë më i madh, por shumica e sulmeve nuk raportohen./Arbresh.info
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...