Ministri i arsimit në Indi është akuzuar se për shkak të religjionit, ka hequr dorë nga teoria e evulocionit.
Ai ka theksuar se “kjo teori nuk mund të vërtetohet, pasi askush nuk e ka parë një majmun të shëndërrohet në njeri”, transmeto portali arbresh.info
Satyapal Singh, deputet për Baghpat në shtetin e Uttar Pradesh dhe një ish-komisioner i policisë në Mumbai, ka theksuar se shkrimet e Charles Darëin mbi evulocionin nuk duhet të mësohen në shkolla.
“Paraardhësit tanë nuk kanë përmendur askund që një majmun është shëndërruar në njeri. Asnjë libër, madje asnjë përrallë nuk na tregon këtë gjë”, tha ai.
Ai këto komente i ka përsëritur edhe gjatë një interviste televizive.
Sipas tij, teoria e Darvinit është duke u sfiduar në të gjithë botën, madje ai thekson se kjo është vetëm një mit.
Fjalimi i tij ka nxitur reagime në mediat sociale, ku ndër shumë komente është theksuar se religjioni nuk bën të ngatërrohet me shkencën./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...