Për “fake news” mund edhe të vdesësh. Në Indi, dy burra, Nilotpal Das e Abijeet Nath, janë sulmuar dhe vrarë nga 16 persona në një fshat, ku kishin ndaluar për të kërkuar informacione.
Rreth tyre, papritur u shkaktua një histeri në masë, që rezultoi fatale. Arsyeja e këtij zemërimi ka qenë denoncimi i grabitjes së fëmijëve, që qarkullonte prej muajsh në Whatsapp.
Të dy janë cilësuar si përgjegjës për këto “akte” dhe për këtë gjë janë rrahur dhe dhunuar gjer në vdekje. Janë gjashtë viktimat e fundit, të vrarë në Indi për shkak të këtyre thashethemeve. Policia nuk ka arritur të mësojë se nga cilët janë nisur këto mesazhe “fake”.
“Kur thashethemet fillojnë të qarkullojnë në mediat sociale, duhet kohë për t’i ndaluar plotësisht”, tha zyrtari i lartë i policisë Mukesh Agarwal për BBC, duke shtuar se policia po vëzhgonte faqet e ndryshme të mediave sociale për të ndalur përhapjen e mesazheve.
Dy viktimat e fundit janë identifikuar si Nilotpal Das, një inxhinier audio dhe Abijeet Nath, artist dixhital – të dy banorë të Guwahatit, qyteti më i madh në Assam. Policia thotë se të dy u sulmuan kur ndaluan në një fshat për të kërkuar informacion. Në një video nga sulmi e cila u bë virale gjatë fundjavës, shihej një nga burrat duke u lutur për jetën e tij. Të dielën, studentët dhe aktivistët mbushën rrugët e Guwahatit për të protestuar kundër vrasjeve.
Qeveria ka deklaruar se ka marrë masa konkrete për ti dhënë fund këtij episodi thashethemesh e panikut në rajon.
Nuk është e qartë se kur dhe si filluan thashethemet, por India ka parë incidente sporadike të drejtësisë dhe të vigjilencës së turmës edhe në të kaluarën.
Në disa raste, video-mesazhe të sajuara që tregojnë fëmijë që rrëmbehen në rrugë janë bërë virale duke nxitur vendasit që të rrahin të gjithë ata njerëz që janë të panjohur apo nuk mund të flasin gjuhën rajonale.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...