Ata dyshojnë te një lidhje e mundshme mes këtij implanti dhe një lloji të rrallë kanceri: limoma e qelizave anaplastike të mëdha (ALCL), që nis normalisht me një kapsulë dhe dhimbje e enjtje në gji.
Femrat, të cilat e heqin këtë kapsulë dhe vet implantin mund ta marrin veten plotësisht, por nëse sëmundja lihet e patrajtuar mirë, atëherë mund të përhapet në të gjithë trupin e të kthehet në një kërcënim për jetën, transmeton top channel.
Ekziston një shqetësim në rritje mbi efektin e implanteve. Shifrat e mbledhura nga kirurgët plastikë tregojnë se ka pasur të paktën 615 raste të sëmundjeve të lidhura me to dhe 16 raste vdekjesh.
Në Francë, ku 85% e implanteve të gjirit të përdorura nga gratë janë me sipërfaqe më të ashpër, rregullatori i shëndetit “ANSM” ka rekomanduar që kirurgët të kalojnë tek implantet e buta, ndërsa vazhdon hetimi mbi pasojat e tyre në organizëm.
Situata në Francë ka gjasa të nxisë debate rreth implanteve edhe në vende të tjera.
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...