Mund të tingëllojë e çuditshme, por perceptimi i botës përreth tregon shumë për personalitetin e një personi. Edhe pse mund të keni përballë të njëjtën fotografi, pikturë ose objekt, syri ka aftësinë ta perceptojë atë ndryshe.
Living ju fton të shihni foton e mësipërme me vëmendje dhe të bëheni pjesë e kësaj loje. Imazhi i parë që dalloni zbulon disa karakteristika të fshehura të personalitetit tuaj:
Një flutur: Nëse shikoni fluturën të parën kjo tregon se jeni një njeri i ndjeshëm dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmoni të tjerët. Jetoni të tashmen dhe nuk mendoni për të ardhmen. Ju pëlqen të jeni në qendër të çdo eventi dhe jeni një njeri romantik që ëndërron dhe mendon gjatë gjithë kohës. I merrni më të mirën jetës, duke menduar vetëm pozitivisht.
Një shqiponjë: Nëse shikoni shqiponjën të parën, do të thoni se jeni një njeri krenar dhe pak arrogant. Nuk keni frikë nga vështirësitë e jetës dhe përballoni çdo problem me dinjitet. Liria e veprimit është e rëndësishme për ju. nuk ju pëlqen që të tjerët të zënë hapësirën tuaj personale. I kushtoni vëmendje detajeve dhe nuk ndaloni deri sa t’i arrini objektivat që i keni vënë vetes.
Një qen: Nëse është qenia ai që ju tërheq vëmendjen, kjo tregon se jeni i sjellshëm me të gjithë dhe nuk dëshironi të mbeteni vetëm asnjëherë. I vlerësoni personat që doni dhe i ndihmoni në çdo situatë. Nuk keni probleme me emocionet dhe besimin, madje i kuptoni shumë mirë të tjerët, emocionet e tyre dhe gjendjen shpirtërore të njerëzve që ju rrethojnë. Njerëzit e afërm e dinë që mund të mbështeten tek ju për çdo gjë.
Një lepur: Kujdeseni shumë për komunikimin me të tjerët dhe mundoheni gjithmonë që t’i kuptoni dhe përpiqeni të mos ofendoni askënd. Ndonjëherë e keni të vështirë të merrni vendime sepse jeni i turpshëm për të shprehur dëshirat tuaja. Keni paksa frikë për të ndryshuar diçka në jetën tuaj dhe e keni të vështirë për të dalë nga zona e rehatisë.
Një gjarpër: Nëse shikoni gjarprin do të thotë se jeni një njeri i zgjuar. Përshtateni shpejt me ndryshimet dhe eksperienca juaj i ndihmon të tjerët të zgjidhin disa probleme. Jeni një njeri shumë aktiv dhe i paparashikueshëm. Keni aftësinë për të analizuar çdo gjë rreth jush dhe vazhdimisht i mbroni të tjerët nëse vërtet i doni ata.
Një mace: Macja tregon se ju jeni një njeri i pavarur dhe me besim të lartë në vete. Nuk keni frikë për të treguar karakterin tuaj të fortë dhe ky është avantazhi juaj. Nuk ju pëlqejnë njerëzit e zhurmshëm rreth jush, madje ju pëlqen të qëndroni edhe vetëm.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç