A është bërë e mërzitshme lidhja juaj e dashurisë? A keni telashe dhe keqkuptime mes vete por megjithatë ju duheni shumë?
Më poshtë ju sjellim disa mënyra se si mund të përmirësoni lidhjen tuaj të dashurisë.
Filloni të dilni sërish, duke paramenduar se jeni në fillimet e lidhjes suaj
Në shumicën e kohës, rutina e çdoditshme mund të vrasë romancën tuaj. Ndonëse jeta ndonjëherë është shumë kërkuese dhe përplot me sfida, ju meritoni kohë për njëri tjetrin. Si mund ta gjeni kohën më mirë se sa të ktheheni aty ku e keni nisur?
Niseni një projekt së bashku
Nisni një projekt së bashku, qoftë ajo klasë vallëzimi, mësoni një gjuhë të re ose dekoroni shtëpinë tuaj. Pavarësisht se çfarë zgjedhni të bëni, e rëndësishme është që ju të kaloni kohë së bashku dhe të ndihmoni njëri-tjetrin.
Krijoni hapësirë të veçantë për njëri-tjetrin
Krijoni një shprehi të përbashkët, pini një kafe së bashku në mëngjes ose kaloni kohë së bashku në darkë pas obligimeve të zakonshme ditore. Me rëndësi është që të jeni aty për njëri-tjetrin, dhe të jeni vetëm ju të dy.
Ndani së bashku pasionet e juaja
Njëri nga ju pëlqen peshkimin derisa personi që ju keni në krahë i pëlqen gatimi, shkruan femina. Por pse të kaloni kohë ndaras të peshkoni dhe të gatuani kur ju mund t’i bëni të dyja këto bashkë? Ju do të mësoni gjëra të reja nga njëri-tjetri dhe do të krijoni kujtime e do të argëtoheni së bashku.
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit