Një baba nga Spanja ka humbur kujdestarinë e fëmijëve pasi gjykata provincial e Cordobas, në Spanjën Jugore, vendosi që varësia e ij ndaj duhanit është e dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
Babai kishte në kujdestari fëmijët , 10 dhe 13 vjeç, pasi në vitin 2017 ishte divorcuar nga gruaja, transmeton portali arbresh.info
Fëmijët u ankuan se duhet të ndanin një mjedis të mbushur me tym në shtëpinë e babait të tyre.
“Në këtë situatë dhe duke dashur të shmangim rrezikun shëndetësor për të miturit, është e qartë se mënyra e jetesës së babait rrezikon shëndetin e fëmijëve të tij në një mënyrë të papërgjegjshme. Ai injoron çdo gjë tjetër përveç varësisë së tij”, thuhet në deklaratën e gjykatës.
Dënimi gjithashtu vë në dukje se babai i jep përparësi pirjes së duhanit përpara shëndeti të fëmijëve.
Në vitin 2011, Spanja miratoi ligjin anti-duhan në hapësira të mbyllura publike. Në atë kohë konsiderohej një nga ligjet më kufizuese kundër duhanit, por nuk ndaloi nxjerrjen jashtë ligjit të pirjes së duhanit para të miturve në vende private, siç janë automjetet apo familjet./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...