Ia ngacmoi vajzën, babai ia jep mësuesit 22 grushte për 15 sekonda

21:45 | 24 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Një baba i zemëruar ka hyrë në shkollëne  vajzës së tij dhe grushtoi një mësues, pasi dyshohet se ai kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Kamerat e sigurisë kanë shfaqur momentet kur babi ia dha 22 grushte mësuesit për 15 sekonda, transmeton portali arbresh.info

Ngjarja që ka ndodhur në Argjentinë është bërë lajm për të gjitha mediat lokale, të cilat kanë identifikuar mësuesin se Jorge Cruceno, 30 vjeç.

Ai tanimë është suspenduar nga puna, pasi dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij.

Prindërit e adoleshentës e zbuluan rastin pasi gjetën mesazhet që kishte nisur në drejtim të vajzës.

Rrahja ndodhi në qytetin e San Juan, në Argjentinën qendrore.

Mediat lokalë kanë theksuar se mësuesi ka marrë trajtimin mjekësor, ndërsa rasti është hapur për hetime./arbresh.info/

Të ngjashme