I vjedh kursimet gjyshit për gjoksin e të dashurës…!

01:13 | 6 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani, ku nipi 34 vjeçar i ka vjedhur kursimet gjyshit të tij 92-vjeçar për të ndihmuar të dashurën e tij të bënte operacion gjoksin.

Luka Quatrini përdori kartën bankare pa dijeninë e gjyshit të tij, duke tërhequr paratë nga kursimet e 92-vjeçarit, kur ishte transferuar në shtëpinë e gjyshit pasi i ishte djegur shtëpia e tij.

Në gjykatë u tha se 3 mijë paund ishin zhdukur nga llogaria duke i marrë kursimet pensionistit, i cili tashmë nuk kishte më para për të paguar faturat e shtëpisë.

Quatrini përdori rreth 500 paund për operacionin e gjoksit të së dashurës, ndërsa pjesa tjetër është përdorur për një udhëtim dhe blerje online.

Prokurori i tha gjykatës se krimet kanë ndodhur në 10 muaj pasi Quatrini u zhvendos në shtëpinë e gjyshit të tij në Newport në vitin 2012 pas një zjarri në shtëpinë e tij.

Gjyqi është ende në vazhdim…/tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme