Google ADS

I shkruan mesazhe babait të vdekur për 4 vjet, vajza merr përgjigje

01:38 | 31 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Për katër vjet rresht një 23-vjecare shkroi mesazhe në numrin e telefonit të babait të saj të vdekur. Por papritur një ditë i vjen një mesazh nga një i huaj, i cili kishte humbur vajzën e tij nga një aksident me makinë.

“Përshëndetje shpirt, nuk jam babai jot por mesazhet e tua më kanë mbajtur gjallë. Je një vajzë e mrekullueshme dhe do më kishte pëlqyer që vajza ime të ishte bërë si ti”. Këtë histori Chastity Patterson nga Newport, SHBAe ka treguar në facebook, e cila u bë menjëherë virale dhe preku shumë njerëz.

‘Unë i kam shkruar çdo ditë babait tim për katër vjet rresht për ta mbajtur në dijeni se çfarë kam bërë këto vite. I kam treguar çdo gjë dhe si i kaloj ditët.

Ditën e sotme më erdhi një sinjal prej tij që është gjithçka në rregull dhe duhet ta lë të prehet i qetë. Mesazhi i erdhi në ditën e përvjetorit të katërt të babait të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme