Melissa Dohme Hill ishte vetëm 20 vjeç ku u keqtrajtua fizikisht nga ish i dashuri i saj.
Ajo është therrur 32 herë me thikë dhe është tërhequr zvarrë në mes të rrugës, transmeton portali arbresh.info.
Melissa do të kishte vdekur, sikur Cameron Hill të mos i kishte ardhur në ndihmë.
Pas dy viteve nga ngjarja tragjike, Melissa ka vendosur që të martohet pikërisht me burrin që i shpëtoi jetën.
Ai ishte personi e parë që e gjeti atë në një gjendje të keqe dhe e dërgoi menjëherë në spital për të marrë trajtimin e duhur.
Pas një viti nga ngjarja ata ishin takuar rastësisht në një bar dhe që nga aty kishin filluar marrëdhënien.
Ai i propozoi asaj martesë në vitin 2015 në një ndeshje basketbolli.
Melissa tani ka filluar punë në një qendër sociale kundër dhunës në familje.
“Mesazhi im për të gjitha gratë është që nëse ato keqtrajtohen duhet të dinë se nuk janë vetëm dhe se nuk është aspak faji i tyre”, ka thënë ajo.
Mbi të gjitha ajo beson se fati e ka bashkuar me burrin e tanishëm, për të cilin thotë se e do pa fund./Arbresh.info
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...