Google ADS

I mbajti prindërit në shpinë për 25 milje, vetëm për të dëshmuar pafajësinë

01:40 | 2 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një i ri ka mbajtur dy prindërit e tij në shpinë për 25 milje, vetëm që të dëshmojnë se ai  është i  pafajshëm, pasi pretendohet se ai është  akuzuar gabim për një krim.

Kartik Singh thotë se ai u arrestua mbi akuzat të rrejshme në vitin 2009, pasi dyshohet se kishte ngacmuar një grua, transmeton portali arbresh.info

Djali bashkë me prindërit  udhëtoi nga vendlindja e tij në Moroda, India Lindore, në një gjykatë për të luftuar akuzat.

Që nga ajo kohë, ai pretendon se është shmangur nga komuniteti dhe nuk ka gjetur punë.

Si rezultat, ai thekson se është futur në një mal me borxhe, pasi nuk po gjen punë, ndërsa ka shtuar se ka dy prindërit e moshur për të cilët duhet të kujdeset.

Ai madje ka shtuar se për shkak të akuzave as nuk ka mundur të gjetë një grua për të krijuar familje, shkruan Daily Mail.

Singh ka thënë se dëshiron të pastrojë emrin e tij para se prindërit e tij të ndërrojnë jetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme