Google ADS

I kishin mbetur pak orë jetë, 25-vjeçarja mesazh prekës për të fejuarin

00:17 | 19 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një 25-vjeçare australiane ka ndarë një mesazh të trishtë në internet me miqtë dhe familjen e saj, pasi mori vesh se kishte vetëm disa orë për të jetuar.

Pas një transplanti mushkrie të dështuar, Nardya Miller merr vesh se ka vetëm pak orë për të jetuar, pasi trupi i saj i refuzon organet që ajo dikur shpresonte se do t’i shpëtonin jetën.

Vajza jeton me një maskë oksigjeni 24 orë, ndaj ajo vendosi që të bënte një status të fundit për të fejuarin e saj.

“Ndoshta të kam njohur ty gjatë gjithë jetës sime, ndoshta të kam njohur për 10 vjet, ndoshta të kam njohur ty për një kohë të shkurtër, por në më pak se një javë unë nuk do të shikoj ty përsëri, unë nuk do ta shikoj më fytyrën tënde, kurrë nuk do të flas me ty, kurrë nuk do të prek, të të mbaj, kurrë më. Por, unë gjithmonë do të dua, për miqësinë që kemi krijuar dhe kujtimet që kemi. Gjerat jo gjithmonë shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar në jetë, ka disa gjëra të mëdha që ne kurrë nuk do t’i kemi, vende që unë nuk do të shkoj dhe që nuk do të jetoj për t’i parë. Por, unë gjithmonë do të qesh, sepse jam këtu. Unë kurrë nuk do të heq dorë dhe kurrë nuk e kam bërë, por tani thjesht duhet të shkoj. Të lutem jetoje jetën tënde në mënyrë absolute”, ishte ky statusi që preku shumë zemra.

Dëshira e fundit e Nadyar ishte që sa më shumë njerëz ta kuptonin rëndësinë e dhurimit të organeve. Ajo gjithashtu shpreson që i fejuari nuk do të dëshpërohet pas vdekjes së saj.

“Nardya nuk do të shkojë në shtëpi, ajo po lë pas të fejuarin e saj të bukur që punon aq shumë për tu kujdesur për të”, është shprehur kushëriri i 25-vjeçares, i cili shton se Nardya ka hapur një faqe ku kërkon ndihmë nga njerëzit që të dhurojnë shuma monetare për të shpëtuar nga borxhet të fejuarin e saj, ajo nuk do që të ikë nga kjo jetë dhe të lejë në vuajtje njeriun me të cilin ka kaluar shume vite.

Dëshira e saj e fundit është që ai të vazhdojë jetën e tij, të mos i lërë dashurisë së saj asnjë borxh dhe u bën thirrje të gjithëve që të dhurojnë organe që të shpëtojnë jetë njerëzish.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme