Vendosja në karantinë e shumicës së popullatës botërore ka shkaktuar telashe të ndryshme.
E një telash ka edhe një grua e cila ka kërkuar edhe ndihmën e psikologes Pamela Stephenson Connolly që është një psikoterapiste me qendër në SHBA, e cila është specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale, transmeton portali arbresh.info.
Gruaja në fjalë shkruan sesi po e tërheq shumë kunati i saj dhe se tash që ndodhen në karantinë së bashku ka frikë se mos do t’i dorëzohet epsheve të saja.
Kjo është letra e saj
Për shkak të koronavirusi, jamë duke qëndruar në shtëpinë e nënës sime të ndjerë me bashkëshortin, vëllain e tij me të shoqen dhe fëmijët tanë. Kjo dukej si ide e mirë, të mund të ndajmë punët dhe kujdesin për fëmijët (dy prej nesh janë ende duke punuar, nga shtëpia, me kohë të plotë). Por situata është bërë e pakëndshme për mua, sepse jashtëzakonisht më tërheq kunati. Unë kisha shpresuar se kjo ndjenjë do të vdiste, por ajo është përkeqësuar dhe gjatë tre javëve të fundit jam bërë e vetëdijshme se edhe ai po ushqen ndjenja ndaj meje. Burri im dhe unë rrallëherë bëjmë seks, për shkak të mungesës së interesit të tij, që filloi pasi lindi fëmija ynë i dytë, kështu që unë jam e irrituar dhe e frikësuar që diçka do të ndodhë, ose që të tjerët në shtëpi do të kuptojnë energjinë që është mes neve. Si mund ta ndaloj këtë ndjenjë?
Përgjigjja e psikologes:
Në rrethana normale, tensioni erotik rritet kur ekziston një pengesë për të vepruar sipas tij. Por tani keni një sfidë ekstra, sepse rreziku i kortezhimit në mënyra jo-virusale është një sjellje e zakonshme gjatë kësaj kohe. Sikurse shumë të tjerë, mund të tërhiqeni pavetëdije nga një rrezik që mund ta kontrolli. Kuptojeni këtë dhe vendosni kufi të qartë. Bëjeni më të mirën për të mos qëndruar të vetëm në një dhomë me kunatin tuaj. Ndaloni fantazitë për të. Rrisni lidhjen me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Punoni për të përmirësuar marrëdhënien tuaj me burrin dhe tentoni të rizgjoni jetën tuaj seksuale së bashku. Fokusohuni tek fëmijët tuaj, në vendosjen e një rutine, ushtroni, qetësoni mendjen tuaj dhe mbajeni familjen të sigurt. E gjitha kjo do të kalojë./arbresh.info/
Burimi: The Guardian
Përktheu: Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...