Callie Blackwell ka rrëfyer historinë e pabesueshme që ka ndodhur me djalin e saj, i cili ishte i sëmurë nga kanceri.
Përkundër transplantimit të kockave që ju kishin bërë djalit të saj, shpresa se ai mund të jetonte ishte zbehur, transmeton portali abresh.info.
Callie e cila jeton në fshat të vogël në Norflok, ka rrëfyer agoninë e saj në lidhje me lajmin se djali i saj, 14-vjec, s’do të jetonte shumë.
Megjithatë, përkundër terapive dhe kimioterapive që merrte djaloshi, dhembjet ishin të mëdha, rrëfen ajo.
“Mëqe na ishte thënë se tanimë Deryn po luftonte për jetën, unë dhe burri im Simon, morrëm një vendim drastik. Vendosëm që atij t’i japim vaj kanabisi vetëm për t’ia lehtësuar dhembjet”, ka theksuar ajo.
Nga kanabisi ata krijuan vaj të cilën me një sasi të vogël vendosën t’ia japin djalit të tyre.
“Djali u qetësua menjëherë”, ka shtuar ajo.
Por ajo që ndodhi më pas ishte e jashtëzakonshme. Prej kohës që ai kishte konsumuar vaj kanabisi, gjendja e tij shëndetësore ishte përmisuar.
Deryn ka arritur t’i mbijetojë kancerit dhe të shijojë jetën në vazhdim.
“Unë nuk mund të them që vaji i kanabisit ka shëruar djalin tim, por një mrekulli ka ndodhur”, ka shtuar Callie./Arbresh.info
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...