Shprehja “nuk është kurrë vonë për të marrë një diplomë” nuk ka qenë kurrë kaq e vërtetë. Ndërkohë që ky moment historik zakonisht ndodh herët në jetë, shumë të tjerë, për shkak të rrethanave ose zgjedhjes personale, nuk e përjetojnë atë.
Për Clayton Ward, shoferi i autobusit të shkollës në Massachusetts, marrja e një diplome ishte diçka që ai gjithmonë e kishte ëndërruar. Jeta e kishte çuar në një drejtim tjetër, por kurrë nuk hoqi dorë nga ky qëllim. Ai thjesht kishte nevojë për një frymëzim të vogël.
Clayton u frymëzua nga studentët që i dërgonte në shkollë
Pas transferimit në Massachusetts, Clayton ndoqi gjurmët e familjes së tij. Ata zotëronin një kompani autobusësh shkolle në Tenesi dhe Clayton u bë vetë shofer autobusi. Megjithatë, ai kurrë nuk e harroi dëshirën për t’u arsimuar.
“Unë kurrë nuk e kam humbur atë nevojë ose atë dëshirë për të mësuar më shumë ose për të pasur një diplomë.”- tha Clayton Ward për CBS.
Kur u foli studentëve në autobus për pasionin e tij, diçka e ngacmoi nga brenda. “U frymëzova, pasi bisedova me nxënësit e shkollës për pasionin tim, që është historia,”- tha Clayton. “U frymëzova, veçanërisht duke i dëgjuar ata të thonë: ‘Duhet të jesh mësuesi im’.”
Nga shoferi i autobusit të shkollës një student
Pas 7 vitesh punë si shofer autobusi, Clayton u regjistrua në kolegjin “MassBay Community” në maj 2019. Pavarësisht këtij ndryshimi të madh, ai nuk hoqi dorë nga profesioni i tij kryesor.
Përkundër një pune me kohë të plotë, Clayton nuk pengohet nga ngarkesa e shkollës.
“Ka të bëjë me disiplinën. Nuk është fjala për të bërë gjënë e duhur kur njerëzit ju shikojnë, por të bëni gjënë e duhur kur nuk ju shikojnë. Një nga avantazhet e pakta të pandemisë COVID-19 ishte që kisha më shumë kohë për të përfunduar diplomën.”- tha Clayton.
“Unë nuk mendoja se do të arrija ndonjëherë në këtë pikë. Prisja të dilja mirë, por nuk e imagjinoja kaq mirë. Nuk e imagjinoja të isha në listën e dekanit, duke marrë tre ose katër çmime për një nga GPA-të më të mira për klasën e diplomimit, “- tha Clayton. “Është ende si diçka joreale për mua.”/gazetaere/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë