Një rënie e papritur e numrit të abonentëve e ka detyruar Netflix të marrë në konsideratë disa ndryshime në shërbimet që ofron, duke diskutuar kështu reduktimin e ndarjes së fjalëkalimeve dhe krijimin e një abonimi me kosto të ulët të mbështetur nga reklamat.
Qëllimi i ndryshimeve të tilla, të cilat pritet të vihen në jetë shumë shpejt, është të ndihmohet kompania t`i rikthehet hovit, të cilin e humbi vitin e kaluar. Platforma iu gëzua një boom-i abonentësh në kohën e karantinave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Por baza e klientëve të saj nisi të tkurrej me 200,000 abonentë gjatë tremujorit janar-mars, e para rrudhje kjo e evidentuar që kur shërbimi i transmetimit u bë i disponueshëm në pjesën më të madhe të botës jashtë Kinës gjashtë vjet më parë. Një pjesë e kësaj rënieje i detyrohet vendimit të kompanisë për t’u tërhequr nga Rusia në shenjë proteste ndaj luftës në Ukrainë, cka i solli humbjen e 700,000 abonentëve. Parashikimet janë që të humbasë edhe dy milionë abonentë të tjerë në tremujorin aktual prill-qershor.
Aktualisht një abonent i Netflix mund të ndajë fjalëkalimin e tij me persona të tjera e të cilët mund të shikojnë përmbajtjen që ofron kjo platformë falas. Kjo pritet të kufizohet. Për të nxitur më shumë njerëz që të paguajnë për llogaritë e tyre, Netflix do të zgjerojë një program provë që ka nisur në tre vende të Amerikës Latine – Kili, Kosta Rika dhe Peru, ku abonentët mund të zgjerojnë shërbimin në një familje tjetër për një çmim më të ulët./tch/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist