Sipas të dhënave të fundit zyrtare, hungarezët janë kombi më depresiv në Evropë, kurse çekët janë më pak të prirë për depresion.
Të dhënat e Zyrës për Statistika të Islandës tregojnë se nëntë për qind e popullsisë së këtij vendi vuajnë nga depresioni. I njëjti burim pohon se personat e gjinisë femërore në këtë vend janë më depresive sesa meshkujt, kurse personat e rinj të gjinisë femërore në Islandë më së shumti janë të goditura nga depresioni.
Sipas hulumtimit më të ri të Anketës Evropiane të Shëndetësisë (EHS), islandezët janë kombi i katërt për nga depresioni në Europë. Në Hungari, ndërkaq, e cila prin në listë, janë 10 për qind e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje e “kohës moderne”. Në mesin e vendeve evropiane me përqindje më të madhe të popullatës, të cilët vuajnë nga depresioni, ndodhen edhe Portugalia, Suedia, Gjermania, Luksemburgu dhe Britania e Madhe.
Nga ana tjetër, vendi me më së paku persona të prekur nga depresioni është Çekia, me rreth tre për qind të banorëve të prekur nga kjo, që pasohet nga Sllovakia, Kroacia, Lituania dhe Italia.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...