Elisa Girotto ishte në gjendje të kalonte vetëm një Krishtlindje magjike dhe një ditëlindjen me vajzën e saj Anna.
40-veçarja kishte shumë pak kohë për të parë vajzën e vogël të rritet, pasi ajo humbi betejën e saj me kancer të gjirit javën e kaluar.
Por, para se të vdiste, menaxherja e bankës siguroi që Anna do të ketë dhurata dhe gjëra për ta kujtuar atë, kur ajo të plaket.
Elisa nga Spresiano, në verilindje të Italisë, bleu dhurata për Krishtlindje dhe ditëlindje, për vajzën e saj për 17 vitet e ardhshme.
Nëna e guximshme u diagnostikua me kancer të gjirit në ditën e lindjes së vajzës së saj, 21 gusht i vitit të kaluar, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Elisa u martua me burrin Alessio Vincenzotto atë muaj pasi u tha se nuk kishte kohë për të jetuar.
Vincenzotto tha për La Repubblica: “Jeta jonë filloi të funksionojë në dy këngë: gëzimi për lindjen e një vajze dhe një betejë kundër një sëmundjeje të tmerrshme”.
Burri i pikëlluar tregoi se si Elisa zgjodhi libra, lodra dhe kukulla për vitet në vijim për Anna.
Për ditëlindjen e 13-të, xhevahirin e saj të parë dhe një “ditar të fshehtë” për ta hapur në ditëlindjen e saj të 14-të. Për ditëlindjen e veçantë të saj të 18-të, nëna zgjodhi një glob për Anna me kunja që shënonin destinacionet që ajo rekomandoi të vizitonte.
Elisa gjithashtu regjistroi mesazhe për secilën dhuratë dhe plotësoi dy libra me faqe të udhëzimeve amtare për vajzën e saj.
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...