Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Dashuri të reja po shfaqen në horizont? Kush e di, por me siguri do të njihni dikë që fjalë për fjalë do t’ju bëjë të ndjeheni kaq të ekzaltuar sa do t’ju shkojë mendja vërdallë. Eja, këtë të premte mos mendoni fort për punën.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Shefi juaj është me pushime. Merrini këto ditë si një mundësi për të riorganizuar idetë dhe për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Gjërat në punë janë vërtet mirë. Dhe, do të bëhen gjithnjë e më mirë. Nga ana tjetër mundohuni të besoni më shumë te partneri juaj, ndryshe mund të pendoheni.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Ka shumë lajme në botën e dashurisë por ende të pakta në vendin e punës. Por kjo nuk është e rëndësishme, sepse definitivisht nuk është koha për të menduar për të.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Keni disa shanse për t’i bërë përshtypje dikujt që pëlqeni, përpiquni të mos e humbni mundësinë dhe bëjini sytë katër!
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Keni disa gjëra për të analizuar dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, përkundrazi. Do të gjeni dëshirën për të përballuar gjithçka.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Do të mahniteni nga shumë gjëra dhe do të mund ta shijoni ditën. Por… jo këtë të premte. Këtë gusht ju pret një ditë vërtet e lodhshme.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ankthi dhe stresi janë kaq pranë jush. A po mendon dikush tashmë për shtatorin? Mundohuni të mos merrni kaq shumë doza paranoje.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
A po arrini të relaksoheni? Nëse përgjigja është jo, atëherë përpiquni të rikuperoni sa më shpejt të jetë e mundur sepse nuk është mirë!
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Do të keni shumë lajme dhe mundësi të mira po vijnë. Mos e humbisni atë që ka rëndësi për ju dhe përpiquni të dëgjoni më pak të tjerët.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Ju keni të gjitha shanset dhe mundësitë për të ecur përpara, për të gjetur forcën dhe për ta bërë atë që keni si synim. Vetëm atëherë mund të filloni nga e para dhe të ndiheni vërtet të lumtur.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Ka një terren për dashuri të reja, por ju jeni pak konfuz. Por mos harroni, kjo është vera, ah sa gjëra ka ende për t’ju dhënë! Mos e humbisni momentin.
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj