Dashi
Nis për deshët një tetor me shumë impenjime. Kujdes duhet në çdo këndvështrim. Puna nuk po ju lejon të shkëlqeni në sferën e dashurisë. Debatet po bëhen të zakonshme, ndaj hiqni dorë nga mëritë. Një çështje ligjore ju mban pezull. Pika e dobët është mungesa e qetësisë, çelësi i suksesit; strategjitë pozitive.
Demi
Dita sot është plot fat. Romanca do ju ndihmojë të ngrini gjendjen shpirtërore. Pasioni për sportet ju ka shndërruar në një person tjetër, për të cilin miqtë kishin kohë që prisnin. Dëshira për të qenë protagonist është zëvendësuar me maninë për të krijuar momente të paharruara me rrethin tuaj të ngushtë. Pika e dobët është abuzimi me kuletën, çelësi i suksesit stina që ju bën më socialë.
Binjakët
Punë, ngarkesë, projekte, udhëtime… Ju binjakë jeni në kulmin tuaj edhe pse shpesh ankoheni për mungesë vëmendje. Një shumë parash do ju vijë menjëherë e do ju duhet të silleni me shumë dashuri me të. Hiqni dorë për një kohë nga takimet e shpeshta me partnerin, për t’i dhënë përparësi karrierës, e cila prej kohësh kishte rënë në letargji. Xhelozitë e tepërta ju bëjnë shpesh komikë. Pika e dobët është rrëmuja në jetën personale, çelësi i suksesit; dashamirësia ndaj të tjerëve.
Gaforrja
Vazhdoni të ruani qetësinë me njerëz që duan të shfrytëzojnë pozitën. Në dashuri po përgjoni sjelljet dhe reagimet e partnerit duke qenë se jeni spostuar nga vëmendja. Dashuroni si të ishte dita e fundit dhe jepni maksimumin tuaj që lidhja të mos shkëputet. Pika e dobët është padurimi për të kaluar në një stad të ri profesional, çelësi i suksesit; aftësia për të fituar simpatinë e të tjerëve.
Luani
Sentimentalë dhe melankolikë, çfarë po ndodh me ju luanë? Raporti dashuror nuk është më i gjithi në dorën tuaj. Grindjet dhe inati duhen hedhur pas për të mos mbajtur ngarkesa të tepërta dhe të rrezikoni gjendjen tuaj shpirtërore. Ekonomikisht jeni po ata luanë që nisni ditën ditën me zoro lekë e ktheheni në shtëpi milionerë. Pika e dobët është gjaknxehtësia, çelësi i suksesit; aftësia për të harruar problemet.
Virgjëresha
Jeni futur në një vorbull pasioni dhe po ndiqni intuitën tuaj. Kjo është mjeshtëria juaj për të ecur të sigurt përpara. Ana ekonomike ka përmirësime, thjesht ju duhet të bëheni më shumë përllogaritës. Përjetimet e së shkuarës po ju kthehen duke ju përkëdhelur me kujtime të ëmbla. Pika e dobët është mungesa e një grafiku për sipërmarrjet dhe çelësi i suksesit; inteligjenca dhe fisnikëria për t’u solidarizuar me të apasionuarit pas punës.
Peshorja
Pjesa më e madhe e punës me çështjet ligjore është kryer. Ju jeni tani përgjegjës për t’ia dalë mbanë falë vullnetit për të ndjekur çdo procedurë. Ngarkesa në raport me partnerin do shpërblehet me çaste lumturie që do i mbani mend gjatë. Pika e dobët është mania për të ndezur debate, çelësi i suksesit; harmonia me partnerin.
Akrepi
Venusi do ju mbërthejë për një kohë të gjatë në kurthin e vet duke ju errësuar sytë. Do i kushtoheni vetëm dashurisë dhe do lini pas dore, punën, shoqërinë, pasionet. Çfarë fitoni nga kjo. Shfrytëzoni pozicionin astral e çoni përpara planet në familje. Pika e dobët është indiferenca, çelësi i suksesit është gjendja financiare.
Shigjetari
Shigjetarë rebelë, puna po çalon dhe për këtë jeni direkt ju fajtorë. Çështjet financiare kanë mbetur në vendnumëro. Rekomandohet të mblidhni energjitë e t’i përkushtoheni familjes për të rigjetur pasionin. Shëndeti duket i mirë dhe raportet në dashuri janë disi në diskutim. Pika e dobët është paqëndrueshmëria, çelësi i suksesit; pozitiviteti.
Bricjapi
Shumë pozitivitet për ju bricjapë. Tekat i keni lëmë mënjanë dhe ju ka dhënë shumë dorë. Përballuni me të shkuarën tuaj dhe kapërceni çdo ngërç që keni me kolegët. Reformat profesionale janë të stuhishme, mjaft të ruani fillin. Pritet të forcohen lidhjet farefisnore dhe nuk është çudi të jepeni shumë pas kujtimeve të vjetra. Kënaqësia në punë është pika e dobët, çelësi i suksesit; rebelimi ndaj rregullave.
Ujori
Një ditë e veçantë për ujorët. Fati do jetë me ju dhe xhelozia do ngjajë më shumë me një shaka kalimtare. Diskutimet e luhatjet e humorit nuk kanë qenë kurrë në natyrën tuaj ndaj nuk keni pse bini preh e tyre. Pika e dobët është sheqerosja e situatave të ndërlikuara, çelësi i suksesit: të qënurit sistematikë.
Peshqit
Peshq lini çdo punë e mbani vesh, do bëheni të pasur. Fati ju ka çuar në portat e bollëkut dhe ju duhet të tregoheni të zgjuar. Mbani larg personat dembelë dhe pretendoni shumë lart. Çdo dëshirë e zemrës do ju përmbushet, por juve ju duhet të mprehni shqisat për të gjuajtur rastin fatlum. Pika e dobët është të qenurit euforik dhe çelësi i suksesit; ylli i fatit që ju ndrin. Kapeni çastin!
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit