Donald Trump, 71 vjeç, President i Shteteve të Bashkuara, në shenjën e horoskopit është Binjak. Ai ka lindur me 14 qershor 1946.
Sipas zodiakut besohet se ata që janë të lindur në shenjën e horoskopit janë ekspresivë dhe të mençur, por janë edhe tejmase diplomatikë. Gjithashtu thuhet se Binjakët janë të gjithashnëshëm dhe argëtues, transmeton portali arbresh.info
Gruaja e tij Melania Trump, 47 vjeç, është e shenjës së Demit. Ajo u lind me 26 prill 1970.
Sipas ekspertëve të astrologjisë, ata që janë të lindur në shenjën e Demit janë ambiciozë, të besueshëm dhe e vlerësojnë bukurinë.
Astrologët thonë se çift Binjak-Dem ka shumë pak shansa që të ketë marrëdhënie të mira, edhe pse të dy shenjat lidhen me intelektin.
Baza kryesore që mund të ruajë lidhjen e tyre është se Binjakët mund të mbështeten te kujdesi që ka Demi.
Demi është një bazë e fuqishmë dhe e qëndrueshme për një Binjak, i cili në shumicën e rasteve është i hutuar për botën që e rrethon.
Të dyja shenjat janë veçanërisht të sunduara nga Venusi, planeti i dashurisë dhe Merkuri.
Demi mund të ndjejë dëshirën për të kaluar më shumë kohë në krahët e të dashurit të tyre, ndërkohë që Binjakët nuk i ndajnë gjithmonë këto ndjenja.
Megjithatë, Melania dhe Donald duket se kanë një marrëdhënie të mirë. Në një intervistë për Fox Neës në vitin 2016, Melania pati thënë: “Nuk kemi luftë. Nuk është se pajtohemi, por ia dalim. Kjo është e rëndësishme për një marrëdhënie.”/arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%