DASHI
Të dashuruarit – Ju i keni dhënë partnerit shumë nga sinqeriteti juaj dhe kjo gjë nuk ka ndikuar për mirë. E vetja gjë që mund të bëni për të mos e acaruar më shumë situatën është të qetësoni gjysmën tuaj më të mirë.
Beqarët – Bukuria juaj natyrale po i merr mendjen dikujt dhe shumë shpejt nuk do të jeni beqare. Shijojeni këtë të premte në maksimum pasi mund të përballeni me surpriza.
Shëndeti – Jeni në formën më të mirë dhe nuk mund ta fshihni buzëqeshjen. Mundohuni të kurseni disa energji për më vonë.
Karriera – Aftësia juaj për të menduar me zgjuarsi do të jetë celësi i suksesit për këtë ditë.
DEMI
Të dashuruarit – Kjo e premte do jetë një ditë për tu pajtuar dhe për të shijuar kohën me partnerin/partneren. Mund të përballeni me biseda për martesë apo për menaxhimin e buxhetit të familjes.
Beqarët – Edhe pse nuk është dita e duhur për të shijuar takime romantike, nuk do mërziteni. Jeni të fokusuar në jetën profesionale dhe nuk do e vini re se jeni ende beqarë.
Shëndeti – Hëna do ju sjellë ndjenjën e qëndrueshmërisë dhe forcës fizike përballë cdo vështirësie që do ju duhet të përballeni.
Karriera – Vetëm se është e premte nuk do të thotë se po mendoni për fundjavën. Përkundrazi, ndiheni më të përfshirë se kurrë në punën tuaj dhe jeni përkushtuar shumë.
BINJAKËT
Të dashuruarit – Një ditë me diell shihet në lidhjen tuaj. Do të thurni plane për fundjavën me partnerin/partneren tuaj, por mos i jepni këshilla pasi do mërzitet nga kjo gjë.
Beqarët – Nuk do gjeni kohë për të përcaktuar se me kë do kaloni mbrëmjen pasi keni shumë ftesa. Mund të përjetoni rrahje të shpejta të zemrës gjatë një takimi…
Shëndeti – Asgjë nuk do trondisë gjendjen tuaj. Dita juaj është e pozicionuar nën një ditë rrezatimi.
Karriera – Nuk do ta keni të vështirë që të shprehni idetë dhe mendimet tuaja. Mërkuri mbështet sektorin tuaj profesional dhe favorizon komunikimin.
GAFORRJA
Të dashuruarit – Partneri/partnerja juaj ju njeh më shumë se sa mund ta imagjinoni. Ju nuk e keni idenë, por ata e dinë se cfarë mendoni dhe do ju japë disa këshilla për të marrë iniciativa të reja.
Beqarët – Mos neglizhoni faktin se disa histori dashurie mund të fillojnë në punë. Do jeni subjekt i këtij ndikimi, edhe nëse nuk ju pëlqen. Një koleg/e do ju thojë hapur se ka ndjenja për ju.
Shëndeti – Jeni optimist dhe të mbushur me energji.
Karriera – Jeni krijues, idetë tuaja janë më të mira se ato të kolegëve. Kjo është e mjaftueshme për të marrë hapa të mëdhenj në karrierë. Mund të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme dhe të bëhen premtime në punë.
LUANI
Të dashuruarit – Ju e dini cfarë doni dhe nuk do të hezitoni që ta kërkoni. Dielli dhe Mërkuri po ju tregojnë se kërkesat tuaja mund të interpretohen si agresive nëse nuk jeni të kujdesshëm. Mendohuni kur flisni dhe mos bëni shefin me partnerin/partneren tuaj pasi nuk do bëni gjë tjetër vecse ti largoni.
Beqarët – Keni vendosur të ngriheni dhe të nisni një jetë më sociale. Do e kaloni ditën me miqtë me familjen. Një person është mes tyre dhe është vetëm cështje kohe që rrugët tuaja të kryqëzohen.
Shëndeti – Pak pushim dhe relaksim janë ato që ka urdhëruar mjeku, prandaj siguroni të qetësoni këmbët tuaja. Mos neglizhoni nevojat e trupit tuaj.
Karriera – Kjo e premte është ideale për të drejtuar idetë tuaja tek shefi/shefja me shpresën që do të keni një ngritje në detyrë. Hulumtimi juaj do jetë i duhuri pasi do të sugjerohet në mbledhjen e bordit.
VIRGJËRESHA
Të dashuruarit – Nuk ka dyshime, ju dhe partneri/partnerja juaj keni një lidhje të fuqishme, të themeluar mbi respektin dhe besnikërinë reciproke. Por marrëdhënia juaj nuk ka dicka të rëndësishme: ndjeshmërinë dhe përqafimet.
Beqarët – Nuk do keni takime të reja. Serioziteti dhe rigoroziteti juaj, cilësi që ju ndihmojnë në disa fusha, do ta bëjnë të vështirë interesimin e njerëzve për ju.
Shëndeti – Do hani pak sot dhe kjo do jetë një gjë e mirë për ju.
Karriera – Ju mund të ngjisni shkallët në kompaninë tuaj. Në rast se po kërkoni një punë, mund t’ju vijë një ofertë mjaft interesante.
PESHORJA
Të dashuruarit – Do të keni mosmarrëveshje sot dhe ndonëse do përpiqeni të qetësoni gjendjen, nuk do ia dilni. Mos e lejoni që kjo ditë të rrënojë fundjavën pasi mund t’i vërtetoni dashurinë dhe të ndizni atmosferën mes jush.
Beqarët – Dëshironi qetësi, por do të kërkoheni nga miqtë dhe do detyroheni të dilni. Nëse kjo e premte nuk favorizon takimet romantike, mund të krijoni lidhje të reja miqësore.
Shëndeti – Ndiheni të lodhur dhe nuk ndiheni energjik.
Karriera – Jeni dashamirës/e dhe do kaloni kohën duke u marrë me të tjerët, në vend që të bëni punën tuaj. Duhet të mësoni të thoni jo.
AKREPI
Të dashuruarit – Edhe nëse ndiheni rehat, do kaloni një pjesë të mirë të ditës duke menduar cfarë të bëni me të dashurin/dashurën tuaj që të ndryshoni rutinën. Do ia arrini të gjeni zgjidhjen dhe do befasoni dashurinë e jetës suaj.
Beqarët – Mendoni se keni eksploruar mjaftueshëm dhe jeni gati të nisni një marrëdhënie të fortë. Nëse dilni në vende të reja, do ia dilni të takoni njerëz me një personalitet ndryshe nga ata që keni takuar më parë.
Shëndeti – Disa njerëz në punë do ju bëjnë nervozë. Zgjidhja e vetme është të rrini në qetësi ose të largoheni pa bërë zhurmë.
Karriera – Eprorët tuaj mund të mos jenë në humor dhe të kenë shumë teka. Do ta vëreni këtë gjë kur të flasin. Gjithcka do të kalojë dhe të hënën situata do jetë sërish e qetë. Por nëse e bëni të madhe, ata nuk do ta harrojnë…
SHIGJETARI
Të dashuruarit – Pasioni duket qartë pasi nuk hiqni dot duart nga njëri-tjetri. Dhoma e gjumit do jetë e mbushur me dashuri, prandaj mos prisni të flini gjumë këtë mbrëmje.
Beqarët – Ju keni interesant tuaja dhe për momentin ndiheni sikur bota është guacka juaj. Vetëm koha do tregojë nëse dikush do hyjë në jetën tuaj. Mos nxitoni për asgjë.
Shëndeti – Ju serviret shumë ushqim, por është mirë të mos abuzoni.
Karriera – Ju duket sikur keni ngecur në një vend, por dita e sotme do duket si fryma e ajrit të freskët për ju.
BRICJAPI
Të dashuruarit – Marrëdhënia juaj do jetë tepër monotone. Asnjëri nuk do shprehë dashurinë me fjalë të mëdha, por kjo nuk do të thotë se dashuria ka shteruar. E rëndësishme është që jeni ende bashkë.
Beqarët – Personi që ju intereson do veprojë mjaft ftohtë dhe kjo është pikërisht ajo cfarë ju tërheq. Do keni nevojë për disa argumente të mira për të fituar zemrën e tyre.
Shëndeti – Hëna është në shenjën tuaj dhe kjo do ketë ndikim të mirë pasi do ndiheni të fuqishëm.
Karriera – Do dalin në pah cilësitë tuaja: ashpërisa, organizimi dhe këmbëngulja. Këto do hapin rrugën e suksesit tuaj.
UJORI
Të dashuruarit – Komunikimi do jetë thelbësor në marrëdhënien tuaj. Do ndjeni se ndarja, ndërtimi i projekteve të reja, planifikimi dhe bashkëpunimi mes jush do forcohet. Kjo e premte do sjellë diell në ciftin tuaj, prandaj shfrytëzojeni.
Beqarët – Ju zakonisht e gëzoni lirinë tuaj, por kjo nuk do ndodhë këtë ditë. Ju nuk do planifikoni të lidheni me dikë, por nëse vjen një ofertë për histori dashurie, nuk do i thoni jo.
Shëndeti – Duket sikur keni fuqi të pashtershme, por është mirë të pushoni pak.
Karriera – Do përpiqeni që t’ju njihet puna dhe do arrini ta realizoni, por kujdes të mos lini të tjerët në heshtje për të qenë në qendër të vëmendjes.
PESHQIT
Të dashuruarit – Dita juaj do të sjellë biseda serioze rreth organizimit të shtëpisë, por kryesisht rreth cështjeve të parasë. Mund të keni tensione, por përpiquni ti shmangni këto tema.
Beqarët – Nuk e dini nëse duhet të kujdeseni për dashurinë apo për karrierën. Do ju kalojë dita duke menduar për këtë dilemë.
Shëndeti – Nuk mund të bëheni më mirë se kaq.
Karriera – Me të vërtetë ndiheni sikur po e coni jetën profesionale në një fazë tjetër. Megjithatë nuk është ende moment pasi duhet të mendoheni mirë për idetë tuaja.
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...