Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Falë ndikimit të Hënës, gjithçka në aspektin e dashurisë do të shkojë më mirë se kurrë. Në punë, bëni kujdes nga disa persona që shfaqen nga e shkuara dhe nuk kanë marrëdhënie të mirë me ju.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Kjo ditë e bukur ju fton të bëni plane të rëndësishme për të ardhmen. Në punë, nëse keni kontakt me publikun, mund të keni pasur tension por dalëngadalë do ia dilni të zgjidhni çdo gjë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Edhe tek ju, Hëna do të sjellë emocione të bukura, të cilat do i përjetoni me partnerin/ partneren ose dikë që pëlqeni. Në punë projektet tuaja të fundit kanë ecur mirë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Juve doni vetëm qetësi, ndaj nuk po përgatiteni që të kaloni festën e ndërrimit të viteve pranë njerëzve të tjerë. Në aspektin e punës, duhet të rishikoni të gjithë marrëveshjet apo projektet e së shkuarës derisa të vijnë të reja.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Nëse diçka nuk shkon mirë në dashuri, përpiquni të mbani kontrollin ose do të shkatërroni gjithçka. Nëse punoni në kompani, do të ketë disa ndryshime në postet drejtuese.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Më mirë organizoni një Vit të Ri të qetë. Në punë, këto ditë janë të rëndësishme për zgjidhjen e një problemi të vogël personal.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të martën është një ditë interesante. Hëna në shenjën tuaj sjell qetësi më të madhe, por tregohuni të durueshëm me persona që i përkasin shenjës së Gaforres dhe Dashit. Në punë, mos hezitoni të tregoni idetë tuaja pavarësisht se duhet kohë për t’i realizuar.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Hëna do të kthehet në shenjën tuaj nga të martën, ndërsa kjo është një periudhë e shkëlqyer në dashuri. Në punë lindin situata konflikti, por mund të mos i jepni rëndësi.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Shmangni debatet me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni sepse nuk do të zgjidhni asgjë. Në punë, nuk do të kënaqeni me financat.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri nuk pritet të ketë situata të komplikuara, por mund të viheni në provë. Në aspektin e parave, bëni kujdes nga shpenzimet e ekzagjeruara.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Falë ndikimit të Hënës, dita e martë do të jetë tepër e bukur por kini kujdes në kërkesat tuaja. Duhet të jenë të arsyeshme dhe çdo gjë që ju duhet, kërkojeni të martën sepse mërkura është shumë vonë. Ata që kanë pasur vështirësi në punë do të kenë përmirësime brenda shkurtit të 2022.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të martën do të jenë melankolik, edhe nëse do të merrni pjesë në një festë apo të jeni pranë personit më të mirë në botë. Nga ana tjetër, bëni kujdes me disa çështje që lidhen me vonesat në punë.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh