Horoskopi sot, 5 dhjetor 2020

01:29 | 5 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Dashi Keni zhvilluar një sens të fortë angazhimi. Tashmë keni për t’u përballur me disa detyrime familjare. Do t’i kaloni me sukses këto sprova. Do të shfaqni aftësitë tuaja dhe do të përballeni me disa sfida të jetës. Udhëtimi do të jetë i fortë, por keni për ta shijuar çdo moment.

Demi Jeni ndjerë sikur iu kanë tërhequr në drejtime të ndryshme dhe nuk mund të vendosnit çfarë drejtimi do të merrnit. Këto vendime bëhen më të vështira nesër. Duhet të bëni kujdes me gjykimet nesër sepse ato emocionale, por edhe faktorët e jashtëm mund të ndikojnë negativisht nesër. Më mirë t’i shtyni vendimet e rëndësishme për një ditë tjetër.

Binjakët Do të keni besim në vetvete rreth njohjes së horizonteve të reja edhe pse familja juaj mund të mos e pëlqejë këtë fakt. Bëni atë që doni. Mos punoni fshehurazi, tregoni atë që po bëni.

Gaforrja Gjatë ditës së nesërme ka shumë mundësi të shfaqni irritime dhe mosmarrëveshje me njerëzit. Është shumë e rëndësishme mos të shikoni çështjet e vogla. Përndryshe do të shkatërroni paqen e mendjes. Përpiquni që të bisedoni me një person që të përmirësoni humorin.

Luani Do të tërhiqeni nga e mbinatyrshmja nesër. Do të kërkoni të ndiqni një çështje misterioze. Prandaj ka shumë mundësi të shihni një film misterioz, ose të lexoni një novelë misterioze. Gjithashtu mund të vendosni të zbuloni të vërtetën që fshihet pas një misteri, personi ose situate.

Virgjëresha nesër do të jeni më emocionalë se herët e tjera, çka do t’iu bëjë më të paqëndrueshëm. Në punë do të përballoni presionet, por në fund të ditës do të jeni të lodhur. Mundohuni ta ndani punën me kolegët ose lër disa çështje për një ditë tjetër. Bëj pak punë, por me cilësi. Do të hani një vakt të shijshëm me dikë special.

Peshorja Nesër mund të bëheni emocionalë mbi disa çështje që kërkojnë të jeni praktikë. Ndani atë që dëshironi dhe atë që është e mirë për ju me objektivitet. Emocionet mund t’iu nxisin të kaloni disa linja. Informoni të tjerët përpara se të hidhni këtë hap.

Akrepi Humori juaj do të jetë edhe dramatik edhe i gjallë nesër. Do të tërhiqeni nga gjithë gjërat e bukura. Kjo të pasojë edhe me disa harxhime financiare. Do të jeni në humor të mirë përgjithësisht.

Shigjetari Dukeni pak konfuzë nesër. Do të jeni të paduruar për të mbajtur një detyrë të rëndësishme. Këshillohet që të prisni dhe të mos ndërmerrni ndonjë negociatë të rëndësishme pune nesër. Konfuzioni do të zhduket në fund të ditës. Mund të udhëtoni sot.

Bricjapi Pavendosmëria ka krijuar kaos të panevojshëm dhe ka disa çështje që do t’iu dalin përpara nesër. Do të duhet të përballeni me çështjet familjare dhe ato që ju shqetësojnë në lidhje me pasurinë e patundshme. Punët e vjetra dhe të papërfunduara nesër kërkojnë vëmendjen tuaj dhe nuk do të lëvizni para deri sa të mbyllni këto kapituj të vjetër.

Ujori Shijoni komunikimin, madje bëni edhe ndonjë udhëtim me një mik të vjetër ose familjar. Duhet të riktheheni tek metodat e punës që në të shkuarën iu sillnin përfitim më të madh.

Peshqit Nesër është dita perfekte për të rivlerësuar situatën aktuale dhe për të vendosur për projektet më të rëndësishme. Nëse më parë keni përtuar, nesër do të gjeni një energji të paparë, e cila do t’iu ndihmojë të organizoni punët./panorama/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme