Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Një e diel që do të sjellë shumë lajme, juve ju duhet vetëm që të mbani qëndrimin e duhur, me maturi. Puna me siguri mund të presë deri të hënën.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Kjo e diel është pushim dhe relaksim! Nuk ka justifikime kështu ju them unë, astrologu juaj i dashur. Në punë, diçka fillon të lëvizë në një drejtim të qëllimshëm. Sytë katër!
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Dashuria nuk do të vonojë, muajt e verës që po ju presin dhe janë në prag të derës, janë më të mirët. Keni shumë harmoni në punë me kolegët tuaj.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Emocionet janë paksa të ndrydhura, e megjithatë do të rikuperoni fundjavën e ardhshme. Ka kaq shumë lodhje rrotull jush dhe pak gjë ju ngushëllon, por mos u dorëzoni.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Emocionet duket sikur do tua bëjnë me sy gjatë gjithë ditës këtë të diel. Në punë, megjithatë, përpiquni të përmbaheni, së shpejti do të vijnë pushimet e shumëpritura.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Dashuria tashmë ju ka bërë shumë dëm, por nuk është një justifikim i mirë për të mos i dhënë vetes një shans tjetër. Një ndryshim në punë mund të vijë së shpejti.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Qfarë prisni për të nisur një aventurë të re? Sigurisht që ka diçka që ju pengon. Kolegët tuaj po e admirojnë shumë punën që bëni.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Keni pasur intuitën e duhur në aspektin emocional, tani, ju duhet vetëm që t’i konkretizoni piketat e ngritura. Lajme në horizont në fushën profesionale.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ndjenjat janë pak të ngatërruara këtë të diel, më mirë t’i shtyni vendimet për të hënën. Puna më në fund po shpërblehet.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Pritjet shpesh janë zhgënjyese, por nuk është një rregull universal. Nga ana tjetër po ju pëlqen rutina e punës dhe nuk jeni aspak të stresuar.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Përpiquni të sqaroni situatat e jashtëzakonshme, për ju dhe për të tjerët. Puna do të vijë së shpejti me kënaqësi të reja.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Beni pak besim në dashuri dhe ca më pak në veten tuaj, por duhet të ndryshoni qëndrim që të krijoni më shumë siguri. Puna po ecën mirë, por ju dëshironi edhe më shumë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...