Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në sferën e ndjenjave jeni duke u përballur me një periudhë disi të vështirë, përpiquni të shmangni fërkimet duke u distancuar. Edhe në punë, kini kujdes nga debatet, edhe nëse ato do të jenë të parëndësishme!
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Ka një klimë konfuzioni në sferën sentimentale, duke arritur deri aty sa disa do të detyrohen të shtyjnë dhe martesën. Në punë yjet janë premtuese, zgjedhje të përshtatshme duhen bërë duke filluar nga 29 gushti!
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në sferën e dashurisë tani jeni më pak të shqetësuar, por shumëçka varet nga ju dhe nga ajo që ju doni. Në punë keni shumë ide dhe të gjitha tani po vlerësohen. Faza e rikuperimit sapo ka filluar.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, kini kujdes nga marrëdhëniet paralele dhe dështimet. Në punë, ditë të mira për të nisur një projekt. Megjithatë, përpiquni të keni më shumë garanci!
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri duhet të merrni guxim dhe ta lini veten të hidhet në takime të reja. Në punë, oferta dhe mundësi të rëndësishme për t’u kapur!
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri më në fund i keni bërë të qarta gjërat, por përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos fajësoni ata që ju rrethojnë. Në punë, një përgjigje do të vijë deri në fund të muajit!
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, mëngjesi i kësaj të enjte fillon i qetë, pasditja shërben për rikuperim, por kini kujdes nga diskutimet. Në punë ju është dashur të përballeni me shumë ndryshime, por disa gjëra sigurisht që nuk varen nga ju.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Mjaft më me të shkuarën, duhet të ecni përpara në dashuri. Në punë nuk mungojnë zgjidhjet.Në këtë mënyrë do të arrini të zgjidhni një problem!
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Hëna dhe Venusi janë në anën tuaj, takime për njohje të reja janë të volitshme. Në punë jeni optimistë dhe keni energji për të përçuar dhe kështu do të arrini të bini në sy!
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Hëna nuk është kundër, në dashuri fillon faza e rikuperimit. Në punë, pasdite e mirë edhe nëse ende nuk e keni marrë veten plotësisht nga një periudhë e vështirë!
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë, kini durim sepse keqkuptimet do të kthehen sërish në mbrëmjen e së enjtes. Në punë jeni kërkues dhe prisni shumë nga bashkëpunëtorët që janë rreth jush!
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, mëngjesi premton për mirë, sigurisht më shumë se pasditja që duket disi më e trazuar. Në punë, përpiquni të veproni me largpamësi, jini të qetë..
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj