Dashi
Për ata që janë në çift çdo gjë po ju duket shumë monotone. Sot është një ditë e mirë për të krijuar miqësi të reja dhe për të parë fytyra të reja. Beqarët më në fund do realizojnë takimin e shumë ëndërruar i cili do ju ndryshojë totalisht të ardhmen. Në planin financiar buxheti paraqitet mjaft i mirë.
Demi
Edhe pse sot mendoni për punën dhe karrierën do të vëreni se nuk mund të anashkaloni çështjet e zemrës dhe partnerin/en. Beqarët nuk do dinë as vetë se çfarë duan dhe do zhgënjehen tej mase në fund të ditës. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, tregohuni sa më të matur për të shmangur problemet.
Binjakët
Sot po mundohen t’ju vënë shkopinj nën rrota ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Kjo gjë nuk do t’ju pengojë aspak të arrini ato synime që i keni vënë vetes. Beqarët do kenë një ditë të mbushur plot me takime, por do jenë të pavendosur dhe nuk do dinë çfarë hapash të marrin. Financat e mira.
Gaforrja
Po e ndjeni që vera ka mbaruar dhe kjo gjë s’po ju pëlqen. Një gotë vere në mbrëmje do të kalojë në biseda shumë të ngrohta me partnerin/en. Beqarët do realizojnë disa takime interesante dhe mund të ndryshojnë edhe statusin. Në financat i menaxhoni me maturi, nuk do keni asnjë problem.
Luani
Dita do të nisë pak e zymtë sot për shkak të një debati që nuk do të shkojë dhe aq mirë me partnerin/en. Pasditja do të jetë perfekte. Beqarët do jenë të hapur dhe do bëjnë atë që ju vijnë për mbarë dhe jeta do ju ndryshojë për mirë. Në planin financiar situata paraqitet e qetë dje pa probleme.
Virgjëresha
Sjellja juaj e mbyllur, pesimiste dhe superkritike sot do të krijojë probleme të mëdha në komunikim dhe kjo mund të sjellë debate edhe me partnerin/en. Beqarët ka mundësi të ndryshojnë statusin, por lidhja do ju sjellë më tepër mërzitje se lumturi. Financat do jenë të mira.
Peshorja
Edhe pse po dëgjoni shumë fjalë vërdallë përsëri kjo gjë nuk do ta prishë harmoninë tuaj e çift. Një ditë e bukur dhe e qetë sot për ju. Beqarët do realizojnë plot takime interesante dhe duhet të tregohen të hapur pasi do kenë plot mundësi të mira për të ndryshuar statusin. Financat do jenë të qëndrueshme.
Akrepi
Nuk keni dhënë shumë nga vetja në një çështje që është më e rëndësishme seç mendoni në lidhjen tuaj dashurore. Do të prisni që gjërat të qetësohen por do të jetë vonë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as problematike.
Shigjetari
Për shkak se nuk keni treguar maturi gjatë debateve me partnerin/en gjërat duket se po shkojnë edhe më keq dhe kjo gjë ju ka tronditur disi. Bëni durim. Beqarët duhet të jenë tepër të vëmendshëm në hapat që do ndërmarrin për të shmangur më vonë problemet. Financat do jenë të kënaqshme.
Bricjapi
Jeni duke menduar se si do ta kaloni fundjavën me partnerin/en dhe e keni gjetur zgjidhjen. Në shoqërinë e njeriut të zemrës do të kaloni momente shumë të këndshme. Beqarët pavarësisht se do realizojnë disa takime, nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin edhe për pak kohë. Kujdes me shpenzimet.
Ujori
Paraqitet një vjeshtë shumë e nxehtë për këtë shenjë. Emocione pa fund në horizont për ata që janë në një marrëdhënie. Beqarët do i refuzojnë të gjitha ftesat për takime pasi nuk do jenë ende gati për të bërë ndryshime në jetën e tyre. Për financat do jetë ditë pozitive.
Peshqit
Jeni të hapur dhe të sinqertë me të gjithë sot dhe kjo është një veçori e juaja. Një udhëtim i shkurtër me partnerin/en parashikohet për fundjave. Beqarët duhet të sigurohen mirë përpara se të marrin vendime. Në planin financiar perspektivat janë të mira. Do keni mbështetjen e yjeve.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...