Edhe pak ditë na ndajnë nga viti 2017.
Por mësoni se çfarë thonë yjet për vitin që do vjen.
Dashi
Bëhuni gati për lojë. 2018-ta ka rezervuar për ju gjëra serioze dhe do t’ju bëj të përqendroheni në qëllime të mëdha. Jupiteri në Akrep do të qëndrojë deri me 8 nëntor, duke vënë në qendër të vëmendjes shtëpinë tuaj të tetë, të intimitetit dhe sipërmarrjeve të përbashkëta. Shtëpia e tetë qeveris çdo gjë nga lidhjet emocionale me seksin në financat e përbashkëta. Jupiteri do të paraqesë mënyra emocionuese të reja. Nga mesi i muajit maj, ju do të befasoni vetën me një fitore. Me katër eklipset që prekin boshtin tuaj të famës ( janar dhe gusht) dhe bashkëpunimin ( shkurt dhe korrik), do të ketë momente për të kapur momentin e duhur. Mesi i majit, Urani del nga shtëpia juaj shtatëvjeçare në shenjën tënde dhe hyn në një fazë më të qëndrueshme, e cila mund të sjellë burime të papritura rreth punës dhe të të ardhurave. Që nga viti 2011, ju keni marrë hapa të mëdhenjë rreth shprehjes së ideve tuaja të ndezura. Por mos nxitoni! Ju jeni duke pritur Saturnin të strukturojë shtëpinë tuaj të dhjetë, që lidhet me karrierën, e cila ka filluar nga data 19 dhjetor 2017 dhe do të qëndrojë deri me 17 dhjetor 2020. Saturni kërkon që jut ë paguani detyrimet tuaja. Do të ketë raste kur do të ndiheni të penguar nga burokracia. Marrëdhënia juaj me babanë, ose me një person të rëndërishëm mund t’i nënshtrohet disa dhimbjeve në rritje. Saturni është planet që stabilizon plakjen dhe ju bën të ndieni një rol kujdestar për një prind të moshuar. Eksipsi i diellit në Gaforre që do të ndodh me 12 korrik, reflekton te gratë, shtëpia dhe nënat, të cilat mund të sjellin ndryshime në jetën tuaj, ose priten ndryshime në lidhje me figurë kryesore femër.
Demi
Jeni gati për të gjetur tufën tënde, ose të paktën një mik të shpirtit? Në vitin 2018, partneriteti do të jetë burim gëzimi. Nga tetori i vitit 2012 deri në dhjetor 2017, Saturni ka ecur nëpër sektorin e marrëdhënieve, duke testuar kufijtë tuaj dhe duke ju detyruar që të merrni një qasje më të pjekur. Udhëtimi, sfidat e jetës ose një orar pune i kërkuar mund të kishin mbajtur të ndara kohën tuaj. Për fat të mirë, këto vështirësi do t’i lini pas dore, pasi Saturni merr një rol më të lehtë, duke hyrë në shtëpinë e nëntë, që është e udhëtimit dhe studimit dhe pritet të qëndrojë aty deri në dhjetor të vitit 2020. Gjatë vitit 2018, ju mund të filloni një shkollë, një biznes ose të merrni seriozisht zhvillimin tuaj personal. Por kryesorja për ju është Jupiteri, planeti i fatit dhe zgjerimit, i cili do të jetë në Akrep dhe do të qëndrojë në shtëpinë tuaj të partneritetit deri me 8 nëntor. Në vend të vështirësive, vitin që vjen do të përjetoni fat dhe optimizëm. Do të përjetoni një adrelinë të gëzimit dhe aventurës. Ju mund të ndryshoni rolet me partnerin tuaj, duke u bërë shtyllë e familjes. Në fakt, bilanci punë /jetë do të ketë lëkundje të mëdha, duke iu falëndëruar eklipseve të ndërrimit të pozicioneve në Luan ) në zonën e brendshme) dhe në Ujor ( zonën e karrierës). Një punë e re, shitje ose blerja e një shtëpie do të jenë risi këtë vit. Ky më shumë se një “lajm i fundit” për ju. Ndryshimi radikal i Uranit do të hyjë në Dem me 15 maj dhe do të jetë vizita e tij e parë në shenjën tuaj pas 77 vitesh. Nga tani e deri në vitin 2026, përgatituni për përmisimin e jetës tuaj dhe riorganizoni qëllimet dhe prioritetet. Për shtatë vitet e fundit, ju keni qenë të “marinuar”, duke bërë ndryshime të thella në një nivel emocional dhe shpirtëror. Tani, me vitin që fillon ju mund t’ju vini vulën gjërave që keni nisur.
Binjakët
Shenja juaj ka një anë më pak të njohur të Tipit A dhe po ju drejton në një pjesë të mirë gjatë vitit 2018. Jupiteri në Akrep vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e rregullt deri me 8 nëntor. Shtëpia e gjashtë ndihmon në stabilizimin e shëndetit, prandaj ju duhet të bëni ndryshim në dietën tuaj dhe në zakonet e të ngrenit. Shikoni me kujdes tensionin dhe mos hiqni dorë nga ushtrimet e rregullta. Saturni i strukturuar te Bricjapi për tre vitet e ardhshme, do të ju sjellë rregull në shtëpi, intimitet dhe sipërmarrje të përbashkëra. Ju keni nevojë të bëni një hap para rret riparimit të besimit dhe lidhjeve emocionale. Disa Binjakë do të bëjnë investime të rëndësishme financiare, por duhet të bëjnë kujdes. Saturni kërkon që të bëni kujdes përpara se të zhyteni në vështirësi. Një angazhim, shtatzëni, divor, blerje e pasurive të patundshme ose zgjidhje ligjore pritet të jenë ndryshimet që do të ndodhin në vitin 2018. Përgatituni që të shfaqni identitetin tuaj më të përshtatshëm. Medimin duhet ta merrni seriozisht. Katër prej pesë eklipseve të këtij viti prekin aksin tuaj të komunikimit me Luanin dhe Ujorin. Eklipsi i 12 korrikut do të sjellë burime të reja financiare.
Gaforrja
Marrëdhëniet janë tema kryesore e vitit 2018 për ju Gaforre. Në lartësi, Jupiteri i shtrirë do të vizitojë Akrepun dhe shtëpinë tuaj të pacaktuar dhe shprehëse deri me 8 nëntor, duke sjellë mundësi të reja për të shkëlqyr në mënyrë krijuese dhe romantike. Gjatë tre viteve të ardhshme, partneriteti juaj mund të vihet në provë, pasi Saturni kalon në shenjën tuaj të kundërt, që është Bricjapi. Disa Gaforre do të përjetojnë aleanca serioze, ndërsa të tjerat mund të kalojnë në fazë të ndarjes. Edhe çiftet më të forta mund të gjejnë veten duke kaluar kohë larg për shkak të orareve të punës plot tension. Ky vit është i fuqishëm, sepse janë rezervuar dy hëna të plota në Gaforre, i pari arrin me 1 janar dhe i dyti me 22 dhjetor. Në mes të tyre, me 12 korrik është eklipsi diellor, e cila mund të ju dërgojë drejt një projekti soli dhe t’ju shtyejë në qendër të vëmendjes. Ky kurs do të vazhdojë deri në vitin 2019. Për momentin shikoni zakonet tuaja: a jeni tepër të kujdesshëm? A ndjeni pakënaqësi? A ndjeheni të sigurtë? Këto do të jenë sfidat e Saturnit për ju. Çështjet financiare mund të sjellin “nxehtësi” edhe kur katër eklipset e tjera të vitit 2018 të bien në aksin Luan/Ujor, të cilat mund të sjellin një punë të re, një blerje, një shitje dhe një ndryshim të statusit të marrëdhënieve.
Luani
Viti juaj është duke u rimëkëmbur. Nga shkurti i vitit 2017, që dilloi një cikël dyvjeçar i eklipseve në Luan dhe Ujor, kanë katalizuar një revolucion në identitetin tuaj personal. Momenti i ndalimit të shfaqjes ishte me 21 gusht 2017, kur eklipsi diellor i Luanit “zgjeroi rrugën tuaj”. Por, çfarë ishte e gjithë kjo? Ju do të filloni të merrni përgjigjje në vitin 2018, duke filluar me eklipsin total të hënës së plotë me 31 janar. 11 gushti sjell një tjetër eklips diellot për Luanin dhe copat e misterit do të bashkohen më në fund. Ndërkohë, dy eklipset në Ujor ( shkurt dhe korrik) do të riorganizojnë dinamikën e biznesit tuaj dhe do të kthejën romantikën. Ju mund të filloni ose të ndërpreni një marrëdhënie, ose thjesht mund të zhvendosni balancën e pushtetit në mënyrë të rëndësishme. Jupiteri gjatë qëndrimit në Akrep dhe në shtëpinë tuaj të katërt, mund të ju sjellë situatë të re në jetë. Marrëdhënia juaj me nënën, vajzën ose me një femër tjetër mund të thellohet gjatë këtij viti. Disa Luanë mund të bëhen prindër gjatë këtij viti.
Virgjëresha
Krijimi i një miqësie të re, nuk është gjithmonë në krye të listës për Virgjëreshat, porn ë vitin 2018 kjo do të jetë prioritet. Me Jupiterin në Akrep dhe në shtëpinë tuaj të komunikimit, Virgjëreshat do të rrezatojnë. Bëhuni gati: miqtë e të të gjitha shtesave do të futen në orbitën tuaj. Përgatituni të takoni njerëz interesantë. Nëse keni ëndërruar për një ndryshim, provoni gjatë këtij viti. Ndoshta do të kaloni edhe oqeanet?! Mesi i muajit Maj, dhe udhëtimi i Uranit në një periudhë tetëvjeçar nëpërmjet shtëpisë tuaj të nëntë ndërkombëtare, mund të nxisë një dëshirë për aventura. Me katër eklipset që bien në boshtin tuaj të kontrollit dhe dorëzimit, do të ketë raste kur do të ndjeheni të ripërtrirë. Këto eklipset gjithashtu mund të nxisin një qasje të re për shëndetin, shërimin dhe spiritualitetin. Dashuria mund të jetë një temë serioze në muajt e ardhshëm, sepse Saturni vendoset në shtëpinë tuaj të pestë romantike. Për çiftet, Saturni mund të vendosë më shumë spontanitet, ndërsa për artistët dhe krijuesit, ky cikël mund të ju shtyejë që të merrni më seriozisht anën tuaj të të bërit biznes.
Peshorja
Më në fund mund të arrini një balancë. Ndodhja e Jupiterit në Akrep gjatë vitit 2018, do të bie në shtëpinë tuaj të stabilizimit dhe ju do ndjeheni të kënaqëur me përparimet gjatë këtij viti. Rregullat e shtëpisë do të funksionojnë, paratë dhe siguria mund të ju ofrohen përmes një pune të re, ose një ngritje në detyrë. Nëse jeni duke kërkuar për një koncept të ri, zgjeroni rrezet tuaja edhe jashtë qytetit. Viti 2017 kishte risi, aventura dhe zbulime, por në vitin 2018 ju mund të t’i modifikoni përvojat n ëide fitimprurëse. Duke u bazuar në energjinë, Saturni i strukturuar do të kalojë tre vitet e ardhshme në Bricjap dhe në shtëpinë tuaj të katër. Ky cikël mund të përfshijë formimin e rrënjëve tua dhe gjetjen e një vendi të përhershëm që ta quani shtëpi. Marrëdhënia me nënën, një fëmijë ose me një grua tjetër do të marrë qasje të rëndëishme. Të gjitha lidhjet tuaja të ngushta do të kalojnë nëpër një fazë ndryshimi, çanërisht pas mesit të majit, kur Urani i paparashikueshëm përfundon një sulm shtatë vjeçar përmes shenjës tuaj të kundërt të Dashit. Që nga viti 2011, Urani i zjarrtë ka hedhur flakë në shtëpinë tuaj të marrëdhënieve. Me 15 maj, Urani hyn në Dem dhe në shtëpinë tuaj të tetë, që lidhet me intimitetin dhe do të qëndrojë aty me 2026. Me dy eklipset në Luan, shtëpinë tuaj të pestë romantike këtë shkurt dhe korrik, mund të lindin zhvillime të papritura në jetën tuaj të dashurisë.
Akrepi
Ky është viti juaj Akrep, prandaj përqafonu frymën e re dhe mundësitë e reja. Jupiteri do të vizitojë shenjën tuaj me 8 nëntor, një cikël që ndodh vetëm në 12 vjet. Edhe Akrepët më cinikë mund të infektohen me Jupiterin e gëzuar. Viti 2018 ka të bëjë me fokusimin te gjërat e reja, prandaj hapuni rrugën risive. Kur Jupiteri fillon vizitën 13 mujore në Shigjetar dhe në shtëpinë tuaj të dytë të stabilizimit, një nga idetë më të guximshme tuaja mund të kthehet në sipërmarrje fitimprurëse. Deri atëherë, hidhni rrjetën për të kapur gjërat e mundshme. Udhëtoni, bëni miq, sidomos nga mesi i majit, kur Urani të fillojë vizitën në Dem dhe bie në shtëpinë tuaj të marrëdhënieve. Ndërkohë, Saturni është larguar nga shtëpia e financave. Ju sugjerojmë që të bëni kujdes me shpenzimet. Në janar dhe në gusht, dy eklipset e ndryshimit në Luan mund të sjellin emocione të reja. Marrëdhëniet prind-fëmijë gjithashtu mund të pësojnë ndryshime gjatë këtyre katër eklipseve. Deri me tani keni qëndruar në ajër, por besoni ose jo, ky vit do ju shpjerë diku. Edhe pse mund të jetë e vështirë që të lundroni nëpër këto ndryshime, keni çdo arsye për të qëndruar optimist.
Shigjetari
Të gjitha gjërat e mira duhet të marrin fund, dhe në vitin 2018, ju do të filloni një kapitull të ri. Çfarë po ju mban? Jupiteri në Akrep dhe në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë do të qëndrojë deri me 8 nëntor 2018, kur do të përjetoni një kohë qetësuese, lejmi dhe pranimi. Jupiteri kërkon nga ju që të shqyrtoni emocionet, kreativitetin dhe idetë përmes meditimit. Nënndërgjegjja juaj po punon jashtë orarit, kështu që mund të ëndërroni edhe gjatë ditës. Mbajeni ritmit Shigjetar! Saturni në shenjën tuaj që nga dhjetori i vitit 2014 deri në dhjetor 2017, kërkon që ju të shëroheni. Kujdesuni për pjesët praktike të jetës suaj. Saturni tani po marshon drejt Bricjapit dhe shtëpisë suaj të dytë, që lidhet me punën, paratë dhe rutëinën dhe do të qëndrojë aty deri në dhjetor të vitit 2020. Ndërsa Saturni i kujdesshëm do t’ju kërkojë të planifikoni dhe të planifikoni, ju mund të bëheni një menaxher i mirë i parave gjatë këtij cikli praktik. Eklipsi i diellit me 12 korrik mund të jus jell mundësi investimi emocionues. Në mes të muajit maj, Urani i parapashikueshëm do të përfundojë një drejtim shtatëvjeçar nëpër shtëpinë tuaj të pestë romantike. Urani do të kalojë tetë vitet e ardhshme në Dem dhe në shtëpinë tuaj të gjashtë, që lidhet më shëndetin dhe mirëqenien. . Shkrimi, mësimi dhe të mësuarit gjithashtu mund të jenë katarakt, pasi katër nga eklipset e vitit bien në aksin tuaj të komunikimit.
Bricjapi
Ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e jetës tuaj personale, Bricjap! Planeti yt në pushtet, Saturni, është kthyer në shenjën tuaj për herë të parë që nga viti 1991, duke shënuar mbylljen e një cikli të gjatë dhe fillimin e një periudhe të re që do të zgjasë gjatë 30 viteve të ardhshme. Strukturat e çoroditura do të shemben, që nga marrëdhëniet që kanë kaluar dhe deri te besimet që nuk ju kanë shërbyer për mirë. Ky turne do të zgjasë deti në vitin 2020, kështuqë gjatë tre viteve të fundit ju duhet të rindërtoni identitetin tuaj. Për fat të mirë, ju mund të gjeni që disa njerëz që do të ju bëjnë të mendoni jashtë kutisë. Deri me 8 nëntor 2018, Jupiteri do të qëndrojë në Akrep, në shtëpinë tuaj të punës, duke sjellur kështur bashkëpunime të frytshme të reja. Rrethi juaj shoqëror pritet të rritet. Gjatë verës, një person special mund të shfaqet në jetën tuaj, pasi eklipsi diellor i 12 korrikut të hyjë në shtëpinë tuaj të marrëdhënieve të kryera. Qëndroni të akorduar për zhvillime të papritura me dy dashuri dhe biznes gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Për çiftet, kjo mund të jetë një moment për të rinovuar, qoftë me një unazë ose me një gjest zyrtar të bashkimit. Jeta juaj financiare mund të kalojë nëpër ndyshime të mëdha, falë katër eklipseve që do të ndodhin në janar, shkurt, korrik dhe gusht. Ju mund të ndyshoni vendin e punës, të bleni ose të shisni gjëra me vlerë. Eklipset mund të sjellin përfundime dhe fillime të papritura.
Ujori
A jeni gati të jetoni me të vërtetën? Ndryshimet do të vijnë në të gjitha sferat e jetës gjatë vitit 2018, që nga karriera, shtëpia, familja dhe marrëdhëniet tuaja. Planetet do të prekin të gjitha sferat kryesore të jetës suaj, duke ju dhënë një ndryshim ekstrem. Seria e eklipseve që do të godasin në Luan/Ujor do të ndodhin mes shkurtit 2017 dhe janarit 2019. . Këto çmenduri të fuqishme do të përmirësojnë identitetin tuaj personal dhe partneritetin tuaj. Në shkurt dhe në korrik do të përjetoni vëmendje të madhe. Ndërkohë, karriera juaj do të ndryshojë, pasi Jupiteri mbisundon përmes Akrepit dhe do të qëndrojë në shtëpinë tuaj të suksesit deri me 8 nëntor. Gjatë kësaj periudhe juve mund të ju bëhet një ofertë për një pozitë udhëheqëse. Me Jupiterin entuziast, ju mund të merrni njohje publike për punën tuaj dhe të udhëtoni për biznes. Një zhvendosje është e mundur, sidomos duke filluar nga mesi i majit. Marrëdhënia juaj me nënën, një fëmijë ose një femër të rëndëishme mund të përjetojë zbrazëti. Gjatë udhëtimit të Saturnit në Bricjap, mund të përjetoni emocione të rënda gjatë tre viteve të ardhshme. Sugjerohet që të vizitoni një terapost, një shërues energjie ose një mësues shpirtëror. Transformimi i vërtetë vjen nga brenda! Në fakt, mund të vendosni të merrni seriozisht zhvillimin e talenteve tuaja në këtë fushë, ndoshta duke marrë një kurs për mësimin e jogas.
Peshqit
Pesha e rëndë me në fund do të fillojë të lehtësohet. Ju keni kaluar nëpër vite të vështira Peshqi, por në vitin 2018 do t’ju përcjell optizmi dhe besimi. Ju mund të jeni ndjerë sikur po mbartnit një gur drejt një kodre. Tani Saturni do të kalojë në tre vitet e ardhshme në Bricjap dhe në shtëpinë tuaj të punës si një ekip, duke u dhënë mundësinë të punoni në grup. Ju mund të merrni një rol serioz në punët që kanë të bëjnë me mediat sociale, ose mund të bëheni zëdhënës i një platfrome aktiviste. Zemrat juaj bamirëse do të lulëzojë me Saturnin në sektorin humanitar. Ndërkohë, Jupiteri i shtrenjtë po fluturon në shtëpinë tuaj të nëntë të udhëtimit, mësimit, aventurës dhe sipërmarrjes. Energjia e re e optimiste është frymë e re. Gjatë eklipsit diellit në Gaforre që ndez shtëpinë tuaj të pestë, rregullon dashurinë dhe pjellorinë. Kujdesi për vetën dhe për dy gjëra tjera të rëndësishme do të preken në eklipset e aksit Luan/Ujor. Në janar dhe në gusht do të frymëzoheni për praktika të reja shëndetësore. Në shkurt dhe korrik, eklipset do të prekin kreativitetin tuaj dhe zgjimin shpirtëror. Kushtojini vëmendje intuitës tuaj./burimi: Elle/ Përktheu: arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...