Horoskopi për të dielën, 30 janar 2022

06:49 | 30 Janar 2022
Trina Galanxhi

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Të dielen është një ditë shumë e mirë për dashurinë dhe ndjenjat. Nuk ju pëlqen rutina në punë, por në këtë periudhë është më mirë të shmangni përplasjet.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ditën e diel do të keni mundësinë të kuptoni nëse një person është vërtet në anën tuaj apo jo. Keni shumë ngarkesë në punë dhe kjo mund t’ju japë mundësinë që të bëni një hap më shumë në karrierë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Energjia që ju ka munguar do të rikthehet në marrëdhënien tuaj, por bëni kujdes që të mos diskutoni çështjet e parave. Bëni përmirësim në punë dhe do të bëni një zbulim të bukur.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Nëse duhet të flisni për çështje delikate, atëherë është koha që ta bëni. Në punë ju janë bërë shumë premtime, por nuk duhet të besoni gjithçka që ju thonë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Nëse keni qenë të vetmuar dhe beqarë për një kohë të gjatë, atëherë do të thotë që nuk jeni ende gati. Në punë nuk përjashtohen mundësitë e reja që të vijnë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

E diela është një ditë e mirë për të sqaruar një keqkuptim ose për të kërkuar diçka të re. Disa pengesa të kaluara më në fund do të jenë në gjendje të zgjidhen.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Dita e diele do të jetë e veçantë, pavarësisht se kundërshtoheni nga gjithçka, madje edhe nga partneri juaj. Në punë do ketë shumë nisma të suksesshme, por qëndroni të qetë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Të dielen do të keni ditë pozitive, ndërsa në punë mund të keni disa gjëra në kokë që ju mërzisin, por situata në përgjithësi duket se është shumë më e mirë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ditë premtuese po vijnë dhe do të keni lumturi në dashuri. Për beqarët, mund të ketë takime që sjellin një histori të re. Në punë, jeni të favorizuar nëse keni ndërmend të siguroni detyra të reja pune.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Po vijnë ditë premtuese, sidomos për ata që duhet të realizojnë një projekt në çift. Të favorizuar në punë janë ata që do të duhet të kryejnë një aktivitet të ri.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Më në fund vjen një lajm i mirë edhe nga pikëpamja sentimentale. Duhet të dini si të përfitoni. Ndërsa në punë, më në fund do të keni përgjigjen që keni qenë duke e pritur prej kohësh.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Mos i nënvlerësoni takimet e reja që do të zhvillohen të dielen. Zgjidhje dhe mundësi të shkëlqyera do të keni edhe në punë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme