Lexo shenjën tënde
Dashi – Zemra juaj është tashme e zënë. Jupiteri do përkujdeset qe te kaloni një dite fantastike pranë atij qe dashuroni dhe nuk do i prekni fare temat delikate. Beqaret do jene ne humor te keq dhe ka rrezik t’iu përgjigjen keq disa personave qe do tentojnë t’i joshin. Ne planin financiar kryejini me maturi dhe kujdes shpenzimet ne mënyrë qe gjendja te mbetet ende e qëndrueshme.
Demi – Ju te dashuruarit duhet te bëheni gati për diçka shume ndryshe nga zakonisht. Partneri do iu surprizoje ne një mënyrë qe as nuk do e prisni. Beqaret do dashurohen si adoleshente pas dikujt dhe do ju duket vetja te plotësuar. Ne planin financiar nuk do keni shume vështirësi, megjithatë e mira është qe para se te kryeni shpenzime t’i bëni me kujdes llogarite.
Binjakët – Dite shume me e qete ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni optimiste dhe largpamës ne çdo moment. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa menjëherë sapo te njihen me disa persona sepse do pendohen rende. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani te stabilizuar sepse përveç dëshirës se madhe për shpenzime do ju duhet te ndihmoni edhe disa te afërm.
Gaforrja – Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe me ne fund do bini dakord t’iu vini njëherë e mire kapat problemeve te se shkuarës. Një fryme e re do fryje sot. Beqaret do kenë vetëm disa takime te cilat mund te sjellin asnjë me shume sesa disa lidhje kalimtare. Ne planin financiar keni për te qene me shume fat dhe gjendja do përmirësohet ne mënyrë te habitshme.
Luani – Për pjesën me te madhe te çifteve kjo ka për te qene një dite pasionante dhe e mbushur me kënaqësi pafund, por do ketë dhe prej atyre qe për shkak te problemeve serioze te kohëve te fundit nuk do buzëqeshin aq sa do donin. beqaret duhet thjesht te tregohen pak me te hapur dhe çdo gjë do ju rrjedhe për mrekulli. Buxheti do jete i mire, kështu qe pa frike mund te bëni edhe ndonjë investim.
Virgjëresha – Më në fund nuk do jenë me xheloze sa me parë ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet nga ora në ore. Mbrëmja do jetë fantastike. Beqaret do fillojnë aventura pasionante dhe nuk do kërkojnë asgjë me shume. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë duhet te shpenzoni me shume kujdes qe situata mos ju dale shpejt jashtë kontrollit.
Peshorja – Dite e mbushur me vështirësi te shumta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni edhe ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mbani kokën mënjanë. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe zemra do ju mbushet plotësisht. Buxhetin organizojeni me kujdes sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Akrepi – Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur nga yjet. Do flisni hapur dhe do i zgjidhni me ne fund disa pengje te cilat nuk ju kane lënë te qete deri me sot. Beqaret do afrohen me disa persona, por nuk është e thënë qe te hedhin menjëherë hapa. Gjithçka do varet prej tyre. Financat do kenë goxha përmirësime kështu qe do ja lejoni vetes shpenzimet e menduara.
Shigjetari – Do jeni shume te ndjeshëm gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe ndonjë fjale e pamenduar mire nga partneri mund t’iu lëndojë pa mase. Sido qe te jete ne mbrëmje gjendja do normalizohet. Beqaret do kenë nevoje për me shume kohe para se te hedhin hapa. Ne planin financiar mendoni për te ardhmen para se te hidhni çdo lloj hapi. Ne një moment mund t’iu nevojiten shuma te majme.
Bricjapi – Mundohuni te mos e kritikoni për çdo gjë partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse për disa gjera as ai nuk ka faj. Beqaret nuk duhet te abuzojnë me joshjes sepse kane për te krijuar një opinion te keq te vetes dhe nuk do mundin dot te fillojnë lidhje te qëndrueshme me pas. Buxhetin do e ekuilibroni shpejt edhe pse për te thënë te vërtetën do jene disa miq ata qe do iu ofrojnë ndihme pa kushte.
Ujori – Dite e begate ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe realizmi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do jene tej mase te ndjeshëm dhe mund te hidhen ne krahët e atij qe do ju thotë disa fjale te ëmbla pa menduar gjate. Ne planin financiar do merrni këshilla te vyera nga disa specialiste te fushës dhe do ndiheni me te qete.
Peshqit – Sido qe te vijnë punët gjate kësaj dite ju do i jepni prioritet absolut jetës ne çift. Do e surprizoni partnerin me fjalët e duhura dhe me disa dhurata fantastike. Beqaret edhe pse do mundohen shume nuk do arrijnë dot ta tërheqin pas vetes personin e duhur. Te ardhurat do mbeten ende te njëjta. Kërkoni ndihme nga te afërmit nëse papritur do ju duhet te bëni disa investime.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...