Dashi
Ndonëse mund të jeni shumë autoritar, duhet të dini se edhe të qenit më të ndjeshëm, mund të zbusë shumë kontradikta që mund të keni në punë. Kjo e shtunë favorizon takime interesante.
Demi
Kjo është një periudhë që ju sheh disi të dekurajuar për shkak të disa debateve me partnerin/en. Dashuria është motori që ju shtyn në veprim, kështu që mundohuni që të zgjidhni çdo tension që mund të keni patur së fundmi. Kjo ditë favorizon bashkëpunimet në punë.
Binjakët
Jini të kujdesshëm, pasi kjo periudhë do të zbulojë shumë detaje të jetës tuaj private dhe mund të mos jenë aspak pozitive. Këshillohet që ti besoni instinktit tuaj, sidomos në çështjet e biznesit.
Gaforrja
Së fundmi keni ndjesinë se diçka nuk po shkon në drejtimin e duhur. Mundohuni të analizoni me më shumë kujdes strategjitë tuaja të punës dhe ndryshojini gradualisht. Në dashuri do të keni mungesa dhe do të jeni të hutuar, kështu që kthehuni me këmbët në tokë.
Luani
Duhet të organizoni me saktësi çdo angazhim të kësaj fundjave, pasi ka shumë gjëra që duhet të bëni dhe pak kohë për ti realizuar të gjitha. Mundohuni të mos jeni shumë të tensionuar, ose në të kundërt rrezikoni të nervozoni partnerin/en ose bashkëpunëtorët tuaj.
Virgjëresha
Më në fund do të ndiheni të lirshëm dhe kjo në sajë të rezultateve të shkëlqyera që keni marrë nga një projekt i zhvilluar së fundmi. Dashuria është në përmirësim të dukshëm, por duhet të jeni të gatshëm që të kënaqni edhe ndonjë kërkesë më shumë të partnerit/es.
Peshorja
Angazhimet e kësaj dite do ju lodhin pa masë, por kjo gjë nuk duhet t’iu pengojë të vazhdoni të punoni, me synim arritjen e një objektivi tuaj. Mundohuni që të pushoni më shumë dhe të kaloni më shumë kohë me partnerin/en ose familjen tuaj.
Akrepi
Guximi dhe natyra juaj e lirshme do të vlerësohen maksimalisht. Megjithatë mundohuni të mos lini pas dore dashurinë, sidomos nëse keni pasur keqkuptime gjatë ditëve të fundit.
Shigjetari
Shmangni bërjen e premtimeve për të cilat nuk jeni të sigurtë që mund ti mbani, për shkak se mund të ushqeni pritshmëri të rreme tek të tjerët. Po kaloni një gjendje jo shumë të qëndrueshme në dashuri dhe mund të keni debate me partnerin. Bëni kujdes!
Bricjapi
Do të merrni propozime të mira pune, të cilat do ju fusin në dilemë. Bërja e ndryshimeve të mëdha, ju frikëson, por pak kurajo në këto momente, do të sjellë rezultate të shkëlqyera.
Ujori
Kjo ditë do të ofrojë për të lindurit e kësaj shenje mundësi shumë të mira, lidhur me raportet ndërpersonale. Do të ndiheni gati ti jepni një kthesë të rëndësishme karrierës suaj, kështu që jini gati.
Peshqit
Parashikohet një ditë e mbushur me fitore të mëdha dhe kjo gjë do ju lejojë që të rigjeni harmoninë dhe bashkëpunimin e kërkuar, jo vetëm në punë, por edhe në dashuri. Kjo e shtunë favorizon biznesin dhe investimet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...